Protestat dhe Shqipëria

    ANETA WOLTER

    Protestat e ditëve te fundit shënuan për mua piken e kthesës, fundin e tranzicionit 30 vjeçar shoqëror shqiptar.  Gafa politike e opozitës, duke larguar veten nga fusha e demokracisë, duke u vetperjashtuar nga ai pozicioni i sigurt ne fushlojen politike shqiptare, jehon edhe sot ne ajer.

    Ajo shkundi shoqërinë. Shoqëria shqiptare u zgjua, u kthjellua; me saktë u detyrua te kthjellohet. Dhe beri shume mire.

    Vetëdija e saj është rritur këto jave sa për shume vite: Si ai fëmija qe mëson hapat e para dhe prindërit i heqin dorën nga krahu.

    Ai duhet te hedhe hapin tjetër.  Si ai fëmija qe mëson biçikletën dhe prindërit  i heqin dy rrotat e vogla tek rrota mbrapa. Ai mban fort timonin dhe sheh përpara.

    A duhej ky lloj shoku? Them se po.  Ne qe jetojmë jashtë Shqipërisë nje gje e dime mire:  Te gjesh veten ne nje shoqeri te lire nuk është aspak e lehte. Liria jep por ajo edhe kërkon përgjegjësi.

    Qytetaret e ketij vendi kane mësuar e degjuar keto jave shume me teper mbi taksat, mbi fitimin, mbi monopolet, mbi tregjet e lendeve te para, mbi bursën dhe sigurinë, mbi politikat e munguara strategjike te te gjitha qeverive, mbi kompetencat e qeverise dhe leket e buxhetit.

    Mbi leket e tyre. Mbi vendin e tyre. Mbi detyrimin e tyre qytetar. Ata donin te degjonin. Ata kishin uri per te kuptuar me shume. Kjo dije nuk humbet me. Ajo ka shansin te thellohet.

    Dhe kjo qeveri ka shansin te beje tani nje pune me te mire se me pare. Po ashtu edhe opozita.

    Te dyja kane tashme  përballe vetes nje shoqeri civile te vetdijshme dhe kritike.

    Kjo ishte me e mira qe mundet ti ndodhte te gjitheve ne kete vend!

    Shqiperia nuk do jete me ajo e paraprotestave.

    Jam e sigurt: Ajo do jete me e mire. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Kurti: Tentakulat e Putin në Ballkan | Vuçiç përpiqet të imitojë Rusinë

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: Së shpejti liberalizimin për sistemet fotovoltaike për shtëpitë dhe kompanitë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë