Vendlindja pisket nga boshllëku

    Ramadan Ramadani/Fotografia: Rromir Imami

    Ramadan Ramadani

    Njeriu duhet të nis të shkruajë atëherë kur pyetja “Pse nuk shkruan?”, ia kalon dilemës “pse shkruan?”. Përshtypjet gjatë qëndrimit në vendin tim, më parë mendoja t’i titulloj me – vendlindja thërret, por tani më duket më e qëlluar – vendlindja pisket! Ka shumë faktorë që përshtypja ime e parë është piskamë, por vendimtar është boshllëku. Ka boshllëk real dhe fizik nga mungesa e shumë njerëzve, por boshllëk tani ka edhe në shtet e pushtet, një boshllëk politik.

    Bile ky boshllëk politik sikur është shtuar e dyfishuar. Ashtu boshllëkut që vinte nga mungesa e një artikulimi politik të mirrëfilltë opozitar i është shtuar edhe një në pozitë e me pushtet. Kur ata që qeverisin nuk qeverisinë dhe bile as duken se qeverisin ose se bëjnë ndonjë gjë. Gjithë ajo që bëhet dhe ende më shumë ajo që duket nga ajo është inercion, kapërcim dite dhe vetëm në rastet më të mira ndonjë punë shkel e shko ose ashtu-kështu.

    Por, është shumë i vërtetë edhe konstatimi se në natyrë nuk ka boshllëk e aq më pak ndër njerëzit që janë qenie shoqërore dhe si të tillë politike. Andaj dita, opinioni dhe politika mbushen disi me gjëra të vogla, imtësira dhe kotësira, por që në saje të boshllëkut zënë vend dhe bëjnë jehonë. Kështu pordhat politike nxjerrin zjarr, kurse lëvizje dhe përpëllitje të parëndësishme zëjnë vend qendror dhe duken sikur të rëndësishme.

    Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Dhuna ndërmjet adoleshentëve, fenomen që shfaq krizën etike të brezit

    Lajmi i rradhës

    Kasami: Pa bashkëpunim institucional, nuk mund të zgjidhet problemi me qentë endacakë në Tetovë

    Lajme tjera

    Kulti i imazheve

    Justinian Topulli Krijuesi e ka pajisur njeriun me shqisën e shikimit, përmes së cilës ai dhe çdo krijesë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë