Kujdes kur konsumoni një pije nga kanoçja, mund të merrni sëmundje të rënda

    Pse disa njerëz preferojnë të pinë pije të gazuara ose alkool nga kanoçe?

    Së pari, ato të krijojnë lehtësi të konsumoni pijen, për më tepër, kanoçet konsiderohen pak më të sigurta se shishet plastike. Por, ka disa efekte anësore për të cilat duhet të dini.

    Ato mund të mos jenë shumë higjienike

    Një nga shqetësimet më të mëdha është se kur kanoçet ruhen në fabrika, nuk bëhet siç duhet. Para se t’u dorëzohen klientëve, ato mezi pastrohen ose dezinfektohen. Shumica e mikrobeve mund të jenë në pjesën e jashtme të kanoçes dhe ju mund të mos e dini.

    Mund të shkaktojë Leptospirozë

    Kanoçet mund të mbulohen me urinën e minjve dhe mikrobe të tjera teksa i kalojnë nëpër magazina. Ekspozimi ndaj tyre mund të shkaktojë leptospirozë.

    Çfarë është leptospiroza?

    Kjo sëmundje mund të ndodhë si te kafshët ashtu edhe te njerëzit. Është një sëmundje bakteriale që shkakton simptoma si ethe, dhimbje barku, dhimbje koke dhe diarre.

    Simptomat

    Për shkak të simptomave shumë të zakonshme të kësaj sëmundjeje, mund të jetë e vështirë për ta diagnostikuar atë. Disa njerëz mund ta perceptojnë atë si disa sëmundje të tjera gjithashtu.

    Masat paraprake që duhen marrë

    Pirja nga një kanoçe është padyshim më pak e dëmshme sesa pirja nga shishet plastike. Pra, nëse doni ta bëni atë, bëjeni në mënyrën e duhur. Fshijeni kanoçen gjithmonë me një dezinfektues, madje mund ta lani dhe më pas ta pini. /tch/

    Lajmi Paraprak

    Ngrohja globale çoi në 60 mijë humbje jete në 2022-shin në Europë

    Lajmi i rradhës

    “Marifetet” me kontributet e prindërve në shkolla

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë