Pse një mollë në ditë ngadalëson plakjen

    Mollët, luleshtrydhet dhe disa fruta të tjera janë shumë të shëndetshme për organizmin.

    Ato përmbajnë një substancë natyrale e cila sipas studimeve mund të ngadalësojnë procesin e plakjes.

    Si ndodh procesi i plakjes

    Një nga faktorët kyç në procesin e plakjes është një fenomen i quajtur ‘përkeqësimi qelizor.’

    Kjo nënkupton humbjen e aftësisë së qelizave për t’u ndarë, formuar e zhvilluar.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, në këtë fazë, qelizat sinjalizojnë inflamacionin dhe shtyjnë sistemin imunitar të vetëpastrohet nga qelizat e dëmtuara.

    Në moshë të re, organizmi e ka më të lehtë të eliminojë këto qeliza por me kalimin e viteve, sistemi imunitar humbet shkëlqimin e tij.

    Një gjë e tillë nxit akumulimin e qelizave të dëmtuara.

    Këto të fundit përbëjnë pikënisjen e inflamacionit të një niveli të ulët që çon në shpërbërjen e indeve.

    Substanca që zgjat jetën

    Një studim i Universitetit Mjekësor të Minesotës zbuloi se procesi i plakjes mund të parandalohet falë disa molekulave që shënjestrojnë dhe shkatërrojnë qelizat e plakura.

    Këto molekula kanë një ndikim afatgjatë pavarësisht kohës kur futen në trupin e njeriut.

    Grupimi më efikas i këtyre molekulave u zbulua tek mollët, luleshtrydhet, qepët dhe kastravecat.

    Ky grupim molekulash njihet si fisteinë.

    Gjatë studimeve klinike, shkencëtarët zbuluan se këto molekula ulnin ndjeshëm nivelin e qelizave të dëmtuara, përmirësojnë shëndetin dhe rrisin jetëgjatësinë.

    Molekulat e rëndësishme gjenden më shumë tek mollët të cilat sipas studimit duhen konsumuar rregullisht çdo ditë.

    Mollët janë gjithashtu të pasura me antioksidantë, flavanoidë dhe fibër.

    Antioksidantët tek molla ulin rrezikun e shfaqjes së tumoreve.

    Për më tepër, mollët ndihmojnë kundër tensionit të lartë të gjakut, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

    Ngrënia e një molle në ditë ndihmon jashtëzakonisht shumë kundër problemeve me tretjen dhe konstipacionin.

    Në aspekt kalorish, molla është më e mirë se banania dhe të mban ngopur për më gjatë./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Dibra pa kadastër nëntokësor

    Lajmi i rradhës

    Kafeja – Mikja apo rivalja e një diete?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë