Shtatë lëndime që nuk shërohen kurrë dhe tre mënyra për të përballuar

    Foto ilustruese

    Zgjoheni me një shqetësim të njohur në zemër, dhe atëherë e kuptoni se jo gjitha lëndimet shërohen dhe harrohen. Realiteti është ky: Disa lëndime do të jenë gjithmonë pjesë e juaja, dhe nuk na mbetet asgjë tjetër përveç se t’i pranojmë dhe të përballemi me ato. Ti shqyrtojmë shtatë lëndimet më të zakonshme që nuk kanë shërim.

    1.Vdekja e një të dashuri
    Humbja e bashkëshortit, prindit ose fëmijës është lëndimi më i thellë që mund të përjetojë njeriu. Kur njeriu përjeton këtë dhimbje ndjehet i thyer, i pa shpresë për jetë. Çdo ditë ju shfaqet dëshira t’i thirrur, për të folur me ta, ose për të ndarë diçka me ta – dhe pastaj ju kujtohet se ata janë zhdukur, duke lënë një dëshprim të madh, një boshllëk në zemrën që nuk mund të mbushet kurrë.

    2.Semundje mendore
    Një pacient kujtoi momentin kur kuptoi se vëllai i tij kishte skizofreni, duke thënë: “Kur mjeku më tha, nuk doja të besoja se ai ishte vërtet i sëmurë”. Megjithëse ka shumë trajtime të suksesshme për sëmundjet kronike mendore, pacientët shpesh refuzojnë të bashkëpunojnë. Ata mund të braktisin terapinë, të ndërpresin marrjen e ilaçeve ose kërkojnë ndihmë nga prindërit ose të afërmit e tyre për t’i shpëtuar ata.

    3.Varësia
    Varësia është një gjendje veçanërisht mizore, sepse personi që doni është aty, por nuk është në vetë. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, të varurit mund të bëhen të gënjejnë dhe t’i shfrytëzojnë ata që i duan. Të shohësh dikë që dashuron se ka ndonjë varësi nga alkoholi, droga, bixhozi …. është një lëndim që të trondit zemrën.

    4.Semundjet kronike
    Kur një personi merr informatë se ka ndonjë sëmundje të pashërueshme, e ka shumë vështirë për ta besuar atë. “Nuk është e mundur”, është mendimi i parë që i paraqitet. Pavarësisht sa herë e pyet veten “Pse?”, përgjigje nuk mund të gjen. E vetmja gjë që i mbetet është të vazhon jetën duke luftuar me frikën se gjendja mund të përkeqësohet. Për herë të parë, jeta ka një datë skadence dhe lëndimi është shumë i madh.

    5. Tradhtia
    Një tradhti nga dikush që ju e doni është lëndim i thellë. Ju pastaj keni problem t’ju besoni të tjerëve dhe i largoni ata sepse nuk doni të lëndoheni përsëri. Ju mund të zgjidhni të izoloheni ose të largoheni nga bota, duke bindur veten se jeni më mirë vetëm. Tradhtia, jo vetëm që të bën të dyshosh për të tjerët, por të bën të dyshosh edhe te vehtja.

    6. Hendikepim – humbje apo demtim të ndonjë pjese trupore
    Personi i cili ballafaqohet me këtë lloj humbjeje fillon të ri-mëson një jetë të re, me aftësi apo mangësi të reja. Detyrat e përditshme që dikur ishin të thjeshta, tani kërkojnë shumë përpjekje. Rrethi i shikojnë me hidhërim ose keqardhje, gjë që i bën të ndjehen patetik dhe të paaftë.

    7. Trauma të llojllojshme
    Trauma lë një gjurmë që qëndron dhe mund të ndryshojë rrjedhën e jetës së personit. Mund të minojë aftësinë për t’u ndjerë të sigurt, për t’u besuar të tjerëve ose për të lëvizur nëpër botë pa frikë. Kur trauma aktivizohet, koha dhe hapësira ndalen dhe personi e gjen veten të bllokuar në ndjenjën e terrorit që ndodhi në momentin traumës. Ai terror mund të jetojë brenda personit në heshtje ose ta pushtojë në çdo moment.

    SI TA PËRBALLOJMË LËNDIMIN?

    Lëndimet që nuk do të shërohen duhet të menaxhohen mirë. Ato shërbejnë për të thelluar dhe nxitur ndjeshmërinë dhe lidhjen më të madhe me njerezit tjerë. Lëndimet na bëjnë me dije se jeta është e ashpër, por edhe mund të vetëdijësohemi është edhe e çmuar. Shumë njerëz kanë dëshmuar se lëndimet e këtilla i kanë frymëzuar që të jetojnë në këtë moment dhe ta vlerësojnë jetën më shumë. Askush nuk kursehet nga lëndimet e pashërueshme.Të gjithë njerëzit përfshihen në njëlloj lëndimi. Pavarësisht se si njerëzit shfaqen në rrjetet sociale, të gjithë përfundimisht përballen me lëndime që lënë gjurmë për tanë jetën.

    TRE MËNYRA PËR TË PËRBALLUAR

    •Kthejeni lëndimin tuaj në një mision!
    Psikoterapisti Sean Grover tregon: Unë kam qenë dëshmitar i shumë pacientëve që kanalizuan lëndimin e tyre në një ndjenjë të thellë misioni. Për shembull, një mik që i mbijetoi kancerit në fazën e katërt gjeti kuptim të ri në jetë kur filloi të punonte vullnetarisht në spitale dhe të këshillonte familjet dhe pacientët me kancer. “Nëse mund t’u ofroj atyre ndonjë shpresë, unë kam qenë me vlerë.” Një grua që u sulmua seksualisht doli vullnetare në një linjë telefonike për gratë e reja në krizë. Megjithëse në fillim, ajo u mundua, së shpejti e pa atë fuqizuese: “Zbulova se” të ndihmosh të tjerët jo vetëm që shkakton shërim tek ata, por gjithashtu shkakton shërim edhe tek unë “.

    Ndani dhimbjen tuaj!
    Izolimi është armiku i shërimit, kështu që bashkohuni me të tjerët, veçanërisht me ata që kanë pësuar përvoja të ngjashme. Një grup mbështetës ose terapi në grup është një mënyrë e mrekullueshme dhe e sigurt për të praktikuar hapjen e përvojës tuaj dhe lejimin e të tjerëve të afrohen me ju. Lutja dhe meditimi gjithashtu do t’ju ndihmojnë të gjeni kuptimin e dhimbjes.

    •Vazhdoni të rriteni!
    Ta pranoni lëndimin tuaj është e rëndësishme dhe e domosdoshme. Por nuk ka pse të dominojë në jetën tënde. Mos i jepni pushtet mbi ju duke luajtur viktimën. Pranojeni atë dhe ecni përpara pavarësisht nga ajo që po ndjeni. Bëhuni një prind i mirë duke praktikuar vetë-kujdes dhe duke zgjeruar pikat tuaja krijuese dhe sociale. Megjithëse lëndimi nuk mund të zhduket kurrë, ju mund ta ulni vëllimin e tij duke e pranuar atë si pjesë e pandarë e jetës suaj. E huazuar dhe e adaptuar nga Sean Grover. /Persona/

    Lajmi Paraprak

    Njësitin special “Tigri” e gjen akoma pa asnjë shqiptar

    Lajmi i rradhës

    TESTI PCR – Qytetarët e Maqedonisë së Veriut i paguajnë me çmimet më të larta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë