Si ndikojnë në psikikën tonë, grindjet në mediat sociale

    A e dini atë ndjenjën neveritëse absolute që ju kap në stomak kur lexoni ose shihni diçka në rrjetet sociale që e dini se nuk është e vërtetë?

    Grindja me personat e panjohur në internet është njësoj e keqe për ju si edhe përjetimi i hidhërimeve – thotë Rachelle Stone, trajnere për shmangie të hidhërimeve.

    Këto janë pasojat e grindjes në internet që mund të kenë në shëndetin tuaj mendor:

    Ndiheni më keq çdo herë kur hyni në rrjetet shoqërore
    Shtohet edhe më shumë çdo herë kur i përdorni rrjetet shoqërore, për shkak të përgjigjes së panjohur të cilën mund ta marrë publikimi apo komenti juaj. Kjo ndjenjë e keqe mund të çojë deri te ngritja e tensionit të gjakut dhe rrahja e fortë e zemrës.

    Jeni më shumë nën stres
    Do të vëreni që do të keni gjithnjë e më pak durim.

    Do të keni probleme me pagjumësinë
    Përsëritja e argumenteve virtuale nga këto faqe interneti ju bëjnë dëm. Këto argumente interneti do t’ju nxisin që në mes të natës të përsëritni përgjigjet tuaja dhe të provoni të ndryshoni rezultatin e bisedimeve. Kështu ju e privoni veten nga një gjumi i çmuar që nuk mund ta kompensoni.

    Zhvillimi i sëmundjeve fizike
    Stresi është një shkak i njohur i të gjitha llojeve të sëmundjeve fizike, të tilla si diabeti, psoriaza, presioni i lartë i gjakut, shtimi i peshës, pagjumësia, e shumë të tjera. 

    Lajmi Paraprak

    10 gjërat që një fëmijë me autizëm dëshiron t’ju thotë

    Lajmi i rradhës

    Çfarë është antropofobia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë