Ushqimet që duhet shmangur nëse do të udhëtoni me aeroplan

    Ngrënia para udhëtimeve është paksa komplekse, e veçanërisht nëse jeni person që hani shëndetshëm

    Gjëja e parë dhe më e rëndësishmja që duhet ndjekur është të mbani veten të hidratuar mirë, para dhe pas fluturimit

    Kur vendosni se çfarë të hani para se të hipni në aeroplan, ka disa ushqime nga të cilat duhet të qëndroni larg.

    Ushqimet gjegës

    Nëse keni stomak të ndjeshëm, atëherë qëndroni larg nga ushqimet e djegsta. Këto ushqime vetëm sa jua keqësojnë problemin dhe mund të shkaktojnë probleme me sistemin e tretjes.

    Mollët

    Për disa njerëz, ngrënia e pemëve si molla mund të shpijë në irritim të sistemit tretës. Sasia e lartë e fibrave mund të jetë e vështirë për trupin ta tretë, prandaj nëse dëshironi të hani pemë, zgjedhni diçka me pak fibra, siç është bananja.

    Patatet e fërguara

    Ushqimet e shpejta në përgjithësi përmbajnë sasi të madhe të vajit, gjë e cila shkakton probleme me sistemin tretës.

    Brokoli

    Perimet e ndryshme si brokoli mund të shkaktojnë probleme me sistemin tretës te disa njerëz. Ato janë në përgjithësi të shëndetshme, por nuk rekomandohen nëse do të qëndroni në aeroplan për disa orë.

    Ushqime tjera të cilat duhet t’i shmangni janë: pijet freskuese, alkooli, çamçakëzët, kafja.

    Ndërsa ekspertët shëndetësorë rekomandojnë të hani arra, rrush të tharë, banane dhe portokaj.

    Lajmi Paraprak

    A e dini se çfarë është çrregullimi hiperkinetik?

    Lajmi i rradhës

    Fëmija dënohet dhe shpërblehet në të njëjtën mënyrë | Psikologët zbulojnë se si të mos gaboni në edukimin e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë