Fëmija dënohet dhe shpërblehet në të njëjtën mënyrë | Psikologët zbulojnë se si të mos gaboni në edukimin e tyre

    Edhe pse pedagogjia moderne e thekson primare modifikimin e sjelljeve apo madje ekskluzivisht nëpërmjet shpërblimeve, mbetet fakti që prindërit me rastin e shpërblimit shpesh gabojnë, po ashtu edhe me rastin e dënimit të fëmijëve

    Sipas teorive bihevioriale në psikologji, modifikimi i sjelljeve të fëmijës arrihet nëpërmjet shpërblimeve dhe dënimeve, me ç’rast ekzistojnë dy lloje dënimesh – dënimi me dhënien e aktiviteteve të pakëndshme (p.sh., dhënien e obligimeve shtesë në punët e shtëpisë) dhe dënimin me eliminimin e aktiviteteve të këndshme (p.sh., ndalimi i daljeve me shokë, apo i lojës në kompjuter).

    Konsekuenca është e rëndësishme

    Fëmijës edhe me rastin e shpërblimeve edhe me rastin e dënimeve do të duhej t’i bëhet e qartë saktësisht për cilat sjellje shpërblehet apo dënohet, dhe kjo do të duhej t’i përshtatet intensitetit të sjelljeve (p.sh., nëse prindi njësoj e hidhëron – gjë që gjithashtu është dënim – kur fëmija gënjen për notat, godet vëllain e vogël dhe nuk i mbledh lodrat, fëmija nuk do të arrijë të mësojë se cila nga ato kundërvajtje është më e madhe dhe cilat më të vogël).

    Gjithashtu, prindërit janë të prirë shumë që të ulin kriteret për shpërblim – për shembull, ‘Vetëm mos të humbësh klasën, dhe do të marrësh dhuratë një laptop të ri”. Shpesh nuk janë edhe konsekuent me rastin e dënimeve, heqin dënimin pa e merituar atë fëmija (p.sh., ndalimi i daljes me shokë për shkak të notave të këqija që u hiqet pas dy ditësh, sepse fëmija ka lutur prindin që megjithatë ta lejojë që të shoqërohet me miqtë, edhe pse njëshat nuk janë përmirësuar)…

    Në rastin e shpërblimeve dhe dënimeve vlejnë të njëjtat rregulla. Edhe dënimet edhe shpërblimet për fëmijë duhet të jenë:

    – Konsekuente, përkatësisht, duhet saktë të dijë se cila sjellje cilën pasojë e ka;

    – Në kohën e duhur – shpërblimi ose dënimi duhet të pasojnë drejtpërdrejt pas sjelljes, jo pas disa ditësh.

    – Të shkallëzuar – duhet të jetë e qartë se çfarë është kundërvajtja e madhe e cila meriton dënim të madh, përkatësisht çfarë është merita e madhe e cila meriton shpërblim të madh;

    – Të volitshme – assesi mos aplikoni dënimin fizik dhe mos e teproni me shpërblime me laptop, siç u përmend më sipër.

    Është me rëndësi të kihet parasysh që edhe lavdërimet prindërore, buzëqeshja dhe kalimi i përbashkët i kohës gjithashtu janë shpërblim, ndërkaq hidhërimi dhe zhgënjimi i prindërve janë dënim njësoj si edhe ndalesa e daljes me shokët.

    Lajmi Paraprak

    Ushqimet që duhet shmangur nëse do të udhëtoni me aeroplan

    Lajmi i rradhës

    Fushata agresive për tërheqjen e investitorëve nga RMV u zëvendësua me promotorë në ambasadat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë