A do ta blejë Gerry Cardinale Milanin nga Elliot?!

    Sipas DAZN, shefi i RedBird Capital Partners, Gerry Cardinale ka nënshkruar dokumentet paraprake për të blerë Milanin nga Elliott.

    Cardinale mbërriti dje në Itali dhe është takuar me përfaqësuesit e Elliott në Milano.

    Sipas DAZN, ai tashmë ka nënshkruar dokumentet paraprake që do t’i lejojnë të blejë Campioni d’Italia për 1.3 miliard euro. Sky Sport Italia pretendon se takimi është përmbyllur dhe të dy transmetuesit nuk presin një njoftim zyrtar para ditës së nesërme.

    Nënshkrimi i kontratave paraprake është hapi i parë drejt marrjes së kontrollit të plotë të klubit. Cardinale duhet të takohet me Paolo Maldinin gjatë ditëve të ardhshme për të diskutuar zgjatjen e kontratës së tij dhe strategjitë e transferimit të klubit.

    Pronarët e Milanit, Elliott kishin qenë në bisedime me fondin me bazë në Bahrein, Investcorp për disa javë, por marrëveshja u rrëzua pas gati një muaji negociata pasi pronarët kuqezi nuk ishin plotësisht të bindur për ofertën që vinte nga Bahreini.

    Kryetari Ekzekutiv, Mohammed Al Ardhi konfirmoi përfundimin e negociatave javën e kaluar, duke thënë se dy palët nuk kishin arritur një marrëveshje. 

    Lajmi Paraprak

    Nga 1 qershori, Shqipëria ndalon përdorimin e qeseve plastike

    Lajmi i rradhës

    Në kërkim të Presidentit të paracaktuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë