Barcelona me planin B dhe C, pëlqen Salah dhe Lewandowskin

    Barcelona ka ëndrra të mëdha për afatin kalimtar të verës, pavarësisht kufizimeve financiare me të cilat po përballet klubi, dhe po vazhdon të punojë për të nënshkruar me Erling Haaland.

    Në rast të dështimit, ata duan njërin mes Mohamed Salah ose Robert Lewandowski.

    Duket gjithnjë e më e pamundur që sulmuesi norvegjez të zbarkojë në “Camp Nou”, pavarësisht se interesi i katalanasve mbetet, kryesisht për shkak të kërkesave financiare të lojtarit dhe përfaqësuesve të tij.

    Si rezultat, Barcelona po kërkon diku tjetër, ndërsa vazhdon të shpresojë për të pamundurën në lidhje me sulmuesin e Borussia Dortmund.

    Lewandowski dhe Salah janë dy lojtarë për të cilët janë të interesuar, pasi të dy do të ofronin zgjidhje të menjëhershme për nevojën e tyre për një numër 9 përtej këtij sezoni.

    Shifrat e sulmuesit polak flet vetë dhe ekziston besimi se ai mund të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë edhe për disa vite të tjera, pavarësisht se është 33 vjeçar. Kontrata e tij me Bayern Munich është deri në vitin 2023, dhe klubi ende nuk ka ofruar një rinovim.

    Me një situatë të ngjashme po përballet edhe Salah, ku kontrata e tij skadon në vitin 2023. Megjithatë, Liverpooli i ka bërë oferta egjiptianit por nuk është arritur marrëveshje.

    Ai është gjithashtu katër vjet më i ri se Lewandowski, duke e bërë atë një opsion më të favorshëm.

    Për momentin, Haaland mbetet prioriteti, por Blaugranët kanë planet B dhe C të gatshme për të ndjekur nëse nuk arrijnë të marrin norvegjezin.

    Lajmi Paraprak

    A mundet gazi amerikan ta zëvëndësojë atë rus?

    Lajmi i rradhës

    Abuzimi virtual tek fëmijët, çfarë duhet të kenë kujdes prindërit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë