Benfica, Malmö Young Boys fitojnë ndeshjet e para. Uzuni humb penallti

    Myrto Uzuni i pafatë, me yllin shqiptar që humbi penallti dhe Ferencvarosh u thye 3-2 në Zvicër nga Young Boys. Gjithsesi, ndihmoi skuadrën e tij që të mbetet në garë dhe të ketë shanse të mira të luajë në grupet e Champions edhe gjatë këtij sezoni.

    Gjysma e dytë e ndeshjeve play-off në Champions League u shoqërua me fitoret e skuadrave vendase. Young Boys mposhti 3-2 Ferencvaros, edhe pse luajti për shumë minuta me dhjetë lojtarë. Për hungarezët, Myrto Uzuni humbi penalltinë që do ta kalonte përkohësisht avantazhin në 2-1, ndërsa edhe goli i shënuar pas topit të kthyer nga shtylla u anulua me VAR.

    Gjithsesi, ylli shqiptar dha një kontribut mjaft të rëndësishëm, duke qenë protagonist në aksionin e golit të dytë të hungarezëve, që pavarësisht humbjes 3-2 kanë shanse të mira të luajnë në fazën e grupeve të Champions.
    Një prej befasive të këtij edicioni është Malmö, që fitoime rezultatin 2-0 përballë Ludogorets.

    Suedezët ishin superiorë përballë bullgarëve dhe me golat e Birmancevic dhe Berget hipotekojnë kualifikimin.

    Fitore e vuajtur 2-1 ajo e Benfica përballë PSVE Indhoven. Sfida në Da Luz ishte një përsëritje e finales së vitit 1988, me fatin që këtë herë i buzëqeshi portugezëve. Benfica do të luajë në sfidën e kthimit me avantazhin e golave të Rafa Silva dhe Julian Weigl, ndërsa rrjeta e Cody Gakpo mban gjallë shpresat e holandezëve.

    Lajmi Paraprak

    Në emër të traditës

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: Shtyrja e zgjedhjeve lokale nënkupton shtyrje të problemeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë