Chelsea do të bëhet klubi më i paguar në historinë e sportit

    Negociatat për shitjen e Chelseat janë duke vazhduar dhe ku kampioni aktual i Evropës do të kalojë në duart e pronarëve të rinj, ai do të bëhet skuadra sportive më e paguar në histori.

    Qeveria britanike ka ngrirë asetet e Roman Abramovich, duke përfshirë gjithçka që ka te Chelsea. Kështu rusi detyrohet të shesë klubin, por me kusht që paratë të mos i shkojnë atij.

    Fillimisht, Abramovich kërkonte 4.2 miliardë euro për Chelsean, por Athletic raporton se çmimi real është 3.6 miliardë euro për sa pritet të shitet.

    Kjo do të thotë se Chelsea do të bëhet klubi më i paguar në historinë e sportit. Kështu do të kalojë ekipin NBA, Brooklyn Nets, për të drejtat e pronësisë së të cilit Joseph Tsai ka paguar më shumë se 3 miliardë euro.

    Sipas Athletic, tashmë kanë mbërritur oferta të shumta nga miliarderë në mbarë botën dhe të gjitha tejkalojnë shumën që Tsai pagoi për Brooklyn Nets, ndaj është pothuajse e sigurt që Chelsea do të bëhet klubi më i shtrenjtë i paguar ndonjëherë.

    Aktualisht klubi më i shtrenjtë në futbollin anglez është Manchester United. Familja Glazer dikur i pagoi Djajtë e Kuq pak më pak se një miliard euro.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë i bën fëmijët agresivë

    Lajmi i rradhës

    Çfarë pritet të ndodhë pas dorëheqjes së Bashës? Preç Zogaj tregon skenarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë