Formacionet e mundshme dhe parashikimi: Portugali – Francë

    Kombëtarja e Portugalisë dhe ajo e Francës do të luajnë mes vete në super-ndeshjen e fundit të Grupit F në kuadër të Euro 2020.

    Portugalia dhe Franca do të ndeshen mes vete në një super-ndeshje, e cila sidomos për portugezët mund të thotë shumë, pasi në rast humbje rrezikon të mos kualifikohet, ndërsa francezët edhe nëse humbi e kanë siguruar kalimin e grupit nga vendi i tretë.

    VendiPuskas Arena (Budapest)

    Koha21:00

    Lajme rreth ekipeve

    Portugalia

    Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos nuk ka shqetësime urgjente për dëmtime përpara përballjes së tyre të Grupit F me Francën.

    Pavarësisht nga një humbje 4-2 ndaj Gjermanisë, Santos pritet të mbajë besimin në të zgjedhurit e tij dhe të startojnë me 11-shen e njëjtë edhe këtë mbrëmje.

    Rafa Silva dhe Renato Sanches janë ndër ata që po bëjnë presion të paraqiten si titullar.

    Franca

    Ousmane Dembele pësoi një dëmtim në gju pasi erdhi si një rezervist kundër Hungarisë dhe humbet takimin me Portugalinë.

    Didier Deschamps po konsideron tre ndryshime nga skuadra që barazoi me Hungarinë, me Lucas Hernandez në vend të Lucas Digne, Jules Kounde në vend të Benjamin Pavard dhe Adrien Rabiot duke u zëvendësuar nga Corentin Tolisso.

    Fakte

    Franca ka mbajtur portën e paprekur në 4 ndeshjet e fundit në udhëtim ndaj Portugalisë në të gjitha garat.

    Portugalia ka pasur nën 3 gola në 5 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Francës në të gjitha garat.

    Kanë qenë mbi 3 gola të shënuar në 7 nga 8 ndeshjet e fundit të Portugalisë në Kampionate Evropiane.

    Portugalia ka shënuar të paktën 2 gola në 7 nga 8 ndeshjet e fundit në Kampionate Evropiane.

    Franca është e pamposhtur në 9 ndeshjet e fundit në Kampionate Evropiane.

    Ka pasur nën 3 gola të shënuar në 5 nga 6 ndeshjet e fundit të Francës në Kampionate Evropiane.

    Franca është e pamposhtur në 8 ndeshjet e fundit kundër Portugalisë në të gjitha garat.

    Analizë

    Portugalia filloi fuqishëm kundër Gjermanisë, por dy autogola në harkun e katër minutave panë që Selecao përfundimisht të humbte 4-2. Aktualisht i treti në Grupin F, një barazim mund të jetë i mjaftueshëm për të rezervuar një vend në raundin tjetër të Euro 2020.

    Franca duhet vetëm të shmangë humbjen për të siguruar vendin e saj në fazat e nokautit të garës. Dyshja u tërhoq në të njëjtin grup të Ligës së Kombeve të UEFA-s, me Les Bleus që mori katër pikë nga dy takimet e tyre me Portugalinë.

    Shkaku i humbjes në finalen e Euro 2016, Franca mund të largojë Portugalinë nga grupi dhe vet të kualifikohet si e para e grupit.

    Formacionet e mundshme

    ParashikimiPortugalia 1-2 Franca. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Blerjet do të bëhen më të lehta | Opsione të reja në rrjetet sociale

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE: BE nuk dëshiron të ketë punë me kriminelët e LSDM-së dhe BDI-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë