Liga Premier pranon gabimin trashanik në dëm të Liverpoolit kur iu anulua goli i rregullt

    Drejtuesit e gjyqtarëve të Ligës Premier pranuan një gabim trashanik që ndodhi nga VAR e që anuloi një gol të rregullt të Liverpoolit ndaj Tottenham, në ndeshjen që u mbyll me fitoren e Spurs me rezultat 2-1.

    “Professional Game Match Officials Limited” konfirmoi gabimin në anulimin e golit të Luis Diaz duke e cilësuar si jashtë loje.

    Sulmuesi i Liverpool mendoi se i kishte vënë të kuqtë në epërsi ndaj Tottenham, por flamuri i asistentit u ngrit për ta anuluar atë edhe pse shihej se Cristian Romero ishte duke e mbajtur në lojë Diazin.

    Megjithatë, pas një ndërprerjeje shumë të shkurtër, goli u anulua.

    PGMOL që mbikëqyr gjyqtarët në Ligën Premier, EFL dhe FA – konfirmoi pas ndeshjes se kishte pasur një gabim të madh nga dyshja në dhomën VAR.

    “PGMOL pranon një gabim të rëndësishëm njerëzor që ka ndodhur gjatë pjesës së parë të ndeshjes Tottenham Hotspur kundër Liverpool. Goli i Luis Diaz u anulua për pozicion jashtë loje nga ekipi i zyrtarëve të ndeshjes në fushë”.

    “Ky ishte një gabim faktik i qartë dhe i dukshëm dhe duhej të kishte rezultuar në dhënien e golit përmes ndërhyrjes së VAR-it, megjithatë VAR-i nuk arriti të ndërhynte. PGMOL do të kryejë një hetim të plotë të rrethanave që çuan në këtë gabim”.

    “PGMOL do të kontaktojë menjëherë Liverpoolin në përfundim të ndeshjes për të pranuar gabimin”, thuhet në njoftim.

    Pas ndeshjes edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, u ankua në ndarjen e drejtësisë, ndërsa Reds e mbyllën ndeshjen me nëntë lojtarë në fushë pas dy kartonëve të verdhë. 

    Lajmi Paraprak

    Dëshironi një zyrë pa nervozizëm? Vendosni një bimë në vendin e punës

    Lajmi i rradhës

    Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë