Dëshironi një zyrë pa nervozizëm? Vendosni një bimë në vendin e punës

    Një studim japonez zbulon se sa janë bimët të mira për ne.

    Nëse jeni nën tension në punë, zgjidhja më e mirë është të sillni një bimë në mjedisin tuaj të punës.

    Hulumtimi i shkencëtarëve japonezë, i publikuar nga “HortTechnology”, tregoi se vëzhgimi i bimëve në zyrë redukton stresin.

    Studiuesit nga Universiteti i Hyogo organizuan një studim që përfshiu 63 të anketuar të një kompanie japoneze.

    Të gjithë të anketuarve iu dha një bimë, të cilën e vëzhguan për plot 3 minuta dhe për të cilën kujdeseshin sa herë ndiheshin të lodhur, transmeton Telegrafi.

    Rezultatet treguan një përmirësim të lehtë te njerëzit me ankth të lartë, ndërsa 27 për qind e të anketuarve treguan rezultate të konsiderueshme.

    Punëtorët që reaguan keq ndaj provës e kuptuan kujdesin e një “qenieje” të gjallë si një burim shtesë stresi.

    Ky problem u eliminua shpejt duke futur më shumë bimë në mjedis.

    Pra, sillni disa bimë në zyrë dhe sa herë që të jeni ngopur me gjithçka, vëzhgoni ato, çlirojeni kokën dhe shijoni momentin.

    Lajmi Paraprak

    Të arsimohesh në gjuhën amtare / Në Gjermani, projekti pilot me 12 shkolla shqipe

    Lajmi i rradhës

    Liga Premier pranon gabimin trashanik në dëm të Liverpoolit kur iu anulua goli i rregullt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë