Man City ofroi Sterlingun te Barcelona, por kërkoi Ansu Fatin në shkëmbim

    Klubi anglez, Manchester City i ofroi Barcelonës gjatë verës anglezin Raheem Sterling, por kërkoi në këmbim shërbimet e sulmuesit Ansu Fati.

    Zyrtarët e Barcelonës dhe Cityt – përfshirë presidentin e Blaugranave, Joan Laporta dhe trajnerin e Cityt, Pep Guardiola – u takuan ballë për ballë në më shumë se një rast gjatë verës.

    Aty thuhet se mes dyve u diskutuan shumë gjëra dhe në veçanti shkëmbimi i disa lojtarëve.

    Treshja e Cityt, Aymeric Laporte, Raheem Sterling dhe Bernardo Silva, së bashku me dyshen e Barcelonës, Sergi Roberto dhe Antoine Griezmann, të gjithë ishin pjesë e diskutimeve.

    Takimet u mbajtën pasi ish-dyshja e Cityt, Eric Garcia dhe Sergio Aguero iu bashkuan Barcelonës në marrëveshje si lojtar të lirë.

    Sipas gazetës Sport, Barca ofroi një seri lojtarësh për Bernardo Silvan, por një marrëveshje nuk mund të arrihej.

    Dhe në përgjigje, City pyeti për Ansu Fatin dhe i ofroi Sterlingun në këmbim, por Barcelona refuzoi këtë marrëveshje.

    Lajmi Paraprak

    Serbia rreshton ushtrinë në kufirin me Kosovën: Presim urdhrin e Vuçiç

    Lajmi i rradhës

    A po shkojnë Shtetet e Bashkuara drejt krijimit të një NATO aziatike?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë