Man City synon t’ia rrëmbej Barcelonës talentin Ilaix Moriba si lojtar të lirë

    Klubi i madh nga Liga Premier, Manchester City është skuadra e fundit që është lidhur me një lëvizje për talentin e Barcelonës, Ilaix Moriba.

    Reprezentuesi i Spanjës U17 ka krijuar vështirësi në negociatat me klubin për zgjatjen e kontratës që nga fillimi i vitit 2021.

    Moriba thuhet se po kërkon një rritje të konsiderueshme të pagës si pjesë e bisedimeve me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në fund të sezonit 2021/22.

    Ronald Koeman gjithashtu ka filluar bisedimet me adoleshentin duke e bindur se gjendet në planet e tij për ta motivuar të mbetet në Camp Nou.

    Sipas gazetës Mundo Deportivo, Pep Guardiola dëshiron të sjellë talentin e akademisë La Masia në Etihad, por vetëm si një transferim falas në vitin 2022.

    Megjithatë, kampioni anglez pritet të këtë konkurrencë nga rivalët e tyre nga Liga Premier, por edhe nga kampionatet tjera.

    Chelsea thuhet se po konsideron gjithashtu një lëvizje, ashtu sikurse edhe klubi gjerman, RB Leipzig që gjithashtu ka shprehur interesim.

    Lajmi Paraprak

    Miliona bateri të automjeteve do të “dalin në pension” në dekadën e ardhshme – çfarë do të ndodhë me to?

    Lajmi i rradhës

    Shqiptarët në Ministrinë e Jashtme si në shtëpinë e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë