Shqiptarët në Ministrinë e Jashtme si në shtëpinë e tyre

    Ministria e Punëve të Jashtme sot ka çel dyert për qytetarët. Kryediplomati Bujar Osmani në takime individuale me qytetarët ka dëgjuar prej së afërmi brengat, por edhe vizionin e tyre se si mund të avancojnë me shërbimet diplomatiko- konsullore.

    “Të gjithë ata kanë pikëpamjet e tyre dhe çdo këshillë e tyre ia vlen të dëgjohet. Si zakonisht, këshillat më të mira vijnë nga njerëz të cilët përballen me probleme reale.

    Bëjmë përpjekje maksimale që t’iu dalim në ndihmë të gjithë qytetarëve tanë, t’i bëjmë më të qasshme shërbimet konsullore, ndërkaq organet dhe Ambasadat tona të jenë në krye të detyrës, me qëllim përmbushjen e kërkesave të qytetarëve”, ka theksuar Osmani.

    Hapja e dyerve nga MPJ për qytetarët nuk është praktikuar më parë, është projekt i ri i të parit të diplomacisë, Osmani.

    Lajmi Paraprak

    Man City synon t’ia rrëmbej Barcelonës talentin Ilaix Moriba si lojtar të lirë

    Lajmi i rradhës

    Lypësit problem serioz gjatë sezonit turistik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë