Mbape “merr” fronin, lë pas Mesin dhe Ronaldon | Publikohet lista e “Forbes” për pagat e futbollistëve

    Revista e biznesit “Forbes” ka zbuluar 10 futbollistët që do të paguhen më shumë për sezonin 2022-2023 dhe lista kryesohet nga sulmuesi i PSG-së Kilian Mbape.

    Forbes vlerëson se 23 vjeçari do të fitojë 128 milionë dollarë këtë sezon. Mesi është renditur i dyti me 120 milionë dollarë dhe sulmuesi i Mançester Junajtid, Kristiano Ronaldo, i treti me 100 milionë dollarë.

    Nejmar dhe Mohamed Salah plotësojnë pesëshen e parë. Sulmuesi i PSG-së dhe Brazilit, Nejmar do të fitojë rreth 87 milionë dollarë dhe sulmuesi i Liverpulit, Salah, 53 milionë dollarë.Erling Haland, i cili po shkëlqen me gola për Mançester Sitin që nga transferimi i tij në verë nga Borussia Dortmund renditet në vendin e 6-të. Ndërsa në vendin e 7-të renditet sulmuesi i Barcelonës Robert Levandovski me 35 milionë dollarë.

    Në tre vendet e fundit të kësaj liste renditen Eden Hazard, Andres Iniesta dhe Kevin De Bryjn.

    Mbape nënshkroi një kontratë të re trevjeçare fitimprurëse me PSG-në në maj, e cila i dha fund spekulimeve për një transferim gjatë verës në Real Madrid.

    Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka ngritur 11 trofe në klub, përfshirë katër tituj të Ligue 1, që kur u bashkua nga Monako fillimisht si huazim në 2017. Haland dhe Mbape janë lojtarët e vetëm në listë nën moshën 30 vjeç. /Panoramasport/

    Lajmi Paraprak

    Si mund t’i merrni fondet e Qeverisë për ngrohje efiçiente?

    Lajmi i rradhës

    Rusia rrit sigurinë pas shpërthimit në urën e Krimesë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë