Melburn, tenistët e pavaksinuar nuk marrin pjesë në “Australian Open”

    Të gjithë tenistët që nuk kanë kryer vaksinën anti-Covid nuk do të lejohen të luajnë në Grand Slam të “Australian Open”, turneu i parë i madh që zhvillohet në janar të vitit 2022. Lajmin e konfirmoi kryeministri i shtetit të Viktoria, Daniel Endrjus,  ku ndodhet edhe qyteti i Melburn, vendi ku zhvillohet ky event. Kryerja e vaksinës prej disa javësh është bërë e detyrueshme për sportistët profesionistë, në mënyrë që ata të marrin pjesë në evente.

    “Me shumë gjasa, asnjë tenist i pavaksinuar nuk do të marrë vizën hyrëse për Australi, për të luajtur në grand slam. Nëse ka nga ata tenistë që kanë vizë, atëherë ata do të qëndrojnë disa javë në karantinë të detyrueshme. Ndërsa tenistët e vaksinuar do të jenë të lirë të luajnë”, tha Endrjus.

    Australia po përgatitet për të hequr të gjitha kufizimet për herë të parë pas 18 muajsh, por çdo vendim që do të merret do të jetë gradual. Gjithçka do të varet nga vaksinimi i popullsisë dhe se si do të jetë situata në vendet e tjera

    Lajmi Paraprak

    Ekspertët flasin për vaksinimin e detyruar të studentëve

    Lajmi i rradhës

    Ndryshim i ri në futboll, kërkohet zgjatja e pushimit mes pjesëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë