Milani i interesuar për transferimin e Bergwijn

    Klubi italian, Milani është i interesuar në transferimin e sulmuesit anësor të Tottenham Hotspurs, Steven Bergwijn, i cili nuk është në planet e trajnerit Antonio Conte.

    24-vjeçari holandez iu bashkuar Spurs për 30 milionë euro nga PSV Eindhoven në janar të vitit 2020.

    Ai arriti t’i bëjë nëntë paraqitje nën urdhrat e Antonio Contes që kur italiani mori drejtimin e ekipit në nëntor, por startoi vetëm në dy takime.

    Sipas mediumit Calciomercato.com, Milani është i interesuar në reprezentuesin holandez, por bisedimet mes dy klubeve ende nuk kanë filluar

    Gjiganti italian ka monitoruar tashmë Bergwijn dhe mund të bëjë një lëvizje për të gjatë afatit kalimtar veror.

    Milani është duke shikuar për përforcime në sulm në fund të sezonin, veçanërisht në krahun e djathtë të sulmit, aty ku Junior Messias është bërë titullar i rregullt në muajt e fundit.

    Stefano Pioli ka opsione edhe Alexis Saelemakers dhe Samu Castillejo, por të dy mund të largohen nga San Siro, pasi nuk cilësohen si niveli i lartë për klubin. 

    Lajmi Paraprak

    Separatistët – një gjemb në këmbë për Ukrainën

    Lajmi i rradhës

    Cirk në seancën Ligji për Mësimdhënie

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë