Milani nuk dorëzohet, fiton ndaj Hellas Veronës me rezultat 3-1

    Milani ka fituar me shumë spektakël ndaj Hellas Veronës në kuadër të javës së 36-të në Serie A me rezultat 3-1.

    Rossonerët ia dolën të shënonin të parët në këtë takim, por goli i Sandro Tonalit në minutën e 16-të u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

    Kështu, për 1-0, Verona ishte e para që e tundi rrjetën, pasi Davide Faraoni pranoi një asistim pre Lazovic, duke kaluar në epërsi.

    Por, derisa po përfundonte pjesa e parë, Tonali (45+3) nuk u zhgënjye kësaj here dhe i barazoi shifrat në 1-1, me asistimin e Rafael Leaos.

    Me të filluar pjesa e dytë, Rososnerët ia dolën t’i përmbysin shifrat në 2-1, duke sinjalizuar se kishin shkuar për të fituar.

    Ishte minuta e 50-të e takimit, kur Tonali shënoi edhe golin e dytë të tij personal dhe të dytin për skuadrën e tij, me Leaon që ishte sërish asistues.

    Deri në fund, Milani nuk u dorëzua dhe shënoi edhe të tretin, tani me anë të Alessandro Florenzit (87′), me Junior Messias që ishte asistuesi.

    Pas javës së 36-të, Milani ka 80 pikë, dy më shumë se rivali lokal Interi, ndërsa në xhiron e 37-të do të ketë punë me Atalantan.

    Lajmi Paraprak

    “Betejë” futbolli në Tetovë, Shkëndija barazoi me Shkupin (Foto)

    Lajmi i rradhës

    Ushtrimet më të mira për dhimbjen e këmbëve?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë