Momenti kur Makhachev rrëzon Oliveiran me një grusht në tokë dhe pastaj e detyron ta dorëzojë luftën

    Islam Makhachev e mposhti Charles Oliveiran në raundin e dytë për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i peshave të lehta të UFC në UFC 280 pas fitores së shtunës në mbrëmje.

    Makhachev bëri një paraqitje të shkëlqyer duke e mposhtur kundërshtarin brazilian, i cili ishte në një seri fitoresh prej 11 ndeshjesh në meç.

    Fitorja e yllit nga Dagestani erdhi në raundin e dytë, duke u bërë në fund kampion i padiskutueshëm i peshave të lehta në UFC.

    Megjithatë, esenca është se si Makhachev erdhi deri te fitorja e luftës ndaj një luftëtari të fortë si Oliveira.

    Makhachev u tregua i papërmbajtshëm duke ia dhënë fillimisht një goditje mbresëlënëse me grusht.

    Kjo goditje e çorientoi Oliveiran duke duke e rrëzuar në tapet të oktogonit dhe pas një kapje të fortë e detyroi brazilianin ta dorëzoj luftën.

    Kjo fitore e Makhachev vjen në stilin e Khabib Nurmagomedovit, i cili është edhe një mik i afërt i tij. 

    Lajmi Paraprak

    “Armiku i popullit” | Aktorët e Teatrit të Tetovës: Për çudi, vepra e Ibsenit përkon me aktualitetin në RMV (Video)

    Lajmi i rradhës

    Arktiku po shkrihet – ekziston frika se mund të bëhet qendër konflikti dhe zonë për testime bërthamore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë