Karateisti, Driton Halimi: Ëndrra ime është të fitoj medalje olimpike (Video)

    Kampioni i shumëfishtë në Maqedoninë e Veriut dhe gjithashtu nënkampion në Ballkan në sportin e karatesë, Driton Halimi nga Tetova ka folur për Nistori në lidhje me sukseset që e ndjekin dhe sfidat e karatesë në vend. Halimi mban poashtu vendin e shtatë në Kupën e botës për karate.

    Intervistën e përgatiti Sumeja H. Jakupi

    Ai e ka zgjedhur sportin e karatesë për shkak të karakterit që e ka, sepse si fëmijë ka qenë shumë energjik. Fillimisht e ka nisur si pasion, por tani më ai merret edhe profesionalisht me karatenë.

    Halimi thotë se për të qenë i suksesshëm në karate duhet dëshira, disiplina, trajnimet e rregullta. Se sa përkrahet ky sport në Maqedoninë e Veriut, ai për Nistori shprehet se të gjitha arritjet e deri tanishme i ka falë vetëfinancimit dhe nuk ka mbështetjen e ndonjë institucioni. Karateja është sport i tij i parë i parapëlqyer, por në përgjithësi i praktikon edhe sportet tjera luftarake.

    Ëndrra e Halimit është që një ditë të jetë fitues i medaljes olimpike. Ai u drejtohet bashkëmoshatarëve të tij me fjalët: punoni fort, investoni dhe kini besimi te vetja. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sherman – Zaev: Mirëpresim angazhimin tuaj, jeni partner i besuar i SHBA-ve

    Lajmi i rradhës

    A është duke vepruar ASH politikisht me parimin “armiku i armikut tim është miku im”?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë