A është duke vepruar ASH politikisht me parimin “armiku i armikut tim është miku im”?!

    Gazetar | Emir Hamzai

    Edhe pse VMRO-DPMNE-ja dhe Aleanca për Shqiptarët me dy pikëpamje diametralisht të kundërta politike, të dy partitë, sipas të gjitha gjasave, kanë vendosur të bashkëpunojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Këtë e konfirmoi ditë më parë edhe sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari.

    Redaksia e Nistori-t e ka kontaktuar VMRO-DPMNE-në për të vërtetuar nëse do të koalicionojnë në zgjedhjet lokale dhe nëse kanë ndonjë kusht ndaj ASH-së. Nga kjo parti thonë se bisedimet rrjedhin dhe do ta informojnë opinionin në periudhën e ardhshme.

    “Negociatat janë duke u zhvilluar, ndërsa VMRO-DPMNE në periudhën në vazhdim, zyrtarisht do ta informojë opinionin publik në lidhje me koalicionin. Nuk kemi ndonjë kusht për ASH-në, por kushti i vetëm është ta shkarkojmë nga qeveria koalicionin LSDM-BDI. Ai është qëllimi ynë dhe vetëm kështë do t’ju mundësojmë jetë të dinjitetshme qytetarëve në Maqedoni”, thonë nga VMRO-DPMNE.

    Por, me koalicionim parazgjedhor a po e amniston ASH-ja dhunën e VMRO-DPMNE-së ndaj liderit të saj, Ziadin Sela?

    “Ikja e Ali Ahmetit të BDI-së nga vetja dhe hyrja në koalicion me LSDM-në e Zaevit, në fakt e hapi rrugën që partitë tjera të bëjnë koalicone me partitë maqedonase duke mos përjashtuar këtu VMRO-në. BDI, p.sh. nuk ka vend të kritikojë ASH-ën dhe partitë tjera se mund të hyjë në ndonjë marrëveshje parazgjedhore me VMRO-në, pasi udhëheqja e BDI-së për më shumë se një dekadë ka qeverisur me ultranacionalistin Nikolla Gruevski. Të gjitha të mirat kryesia e BDI-së i ka nga Mijallkovi dhe Gruevski. Kur ndryshuan rrethanat me presionin e jashtëm, BDI u detyrua të hyjë në koalicion me LSDM-në, si garanci se nuk do të ndiqen penalisht nga qeveria e Zaevit. Përderisa partitë si BDI dhe Besa mund të shkojnë herë me VMRO-në e herë me LSDM-në, atwherw pse duhet të jetë e ndaluar apo të kriktiohet koalicioni parazgjedhor ndërmjet ASH-së dhe VMRO-së?!

    Tek amnistimi i veprimeve të dhunshme të vitit 2017 nuk mendoj se ASH tenton ta mbulojë partinë e Mickovskit me ngjyrë të bardhë. Po një gjë ka këtu, se tash e tutje në qoftë se do të kemi ndonjë koalicion ndërmjet VMRO-së dhe ASH-së, shumë veprime të partisë maqedonase do të jenë më ndryshe, pasi me këtë veprim, Mickovski ngadalë do të lirohet nga grupi që vazhdon të ketë lidhje me rusët dhe Gruevskin. Ky koalicion parazgjedhor do të pritet mirë nga amerikanët, pasi VMRO përfundimisht do të fillojë të shkëputet nga ndikimi i inteligjencës ruse dhe do të jetë fillimi i një etape tjetër ndërmjet partive shqiptare dhe maqedonase”, shprehet opinionisti Selim Ibraimi.

    Ai shton se VMRO-DPMNE dhe ASH duhet të ofrojnë plane konkrete, ndryshe koalicionet do të jenë kozmetike dhe të çasteve me emocione ditore.

    A është duke vepruar ASH politikisht me parimin “armiku i armikut tim është miku im”?!

    Opinionisti për çështje politike, Besim Nebiu për Nistori thotë se në vendbaninet urbane me shumicë shqiptare, fituesin e determinojnë votuesit jo-shqiptarë, prandaj në kushte kur BDI dhe LSDM janë në koalicion, koalicionimi me VMRO duket se është çështje e domosdoshmërisë politike dhe e pragmatizmit me numra.

    “Natyrisht, VMRO tradicioanalisht kultivon retorikë dhe ndjenja antishqiptare te trupi i vetë votues, por në këtë rast, duke qenë se i duhet edhe asaj vota shqiptare për të pas gjasa për fitore në Shkup, Kumanovë dhe komuna tjera- duket se do të duhet ta “ul topin” dhe mos nxit ndjenja antishqiptare, ashtu siç tradicionalisht vepron. Fundja, politika e polarizimit ndaj shqiptarëve i ka kushtuar pesë vite në opozitë, prandaj duket se ka një reflektim më të mirë në këtë drejtim”, deklaron Nebiu. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Karateisti, Driton Halimi: Ëndrra ime është të fitoj medalje olimpike (Video)

    Lajmi i rradhës

    Një letër emocionuese e Quasimodos për nënën e tij

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë