Përfundojnë Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

    Lojërat Olimpike “Tokio 2020” u shpallën të mbyllura më 8 gusht nga shefi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach. Ai tha se ngjarja sportive 16-ditore i kishte sjellë botës njëfarë shprese gjatë pandemisë koronavirusit.

    “Që nga fillimi i pandemisë, për herë të parë e gjithë bota u bashkua. Ne epiqendër u kthye sporti. Duke ndarë momente gëzimi dhe frymëzimi, miliarda njerëz në të gjithë globin u bashkuan përmes emocioneve”, tha Bach në fjalën e tij gjatë ceremonisë përmbyllëse që zgjati rreth dy orë.

    “Kjo na jep shpresë për të ardhmën, na jep besim”, tha Bach.

    Ai mbylli zyrtarisht Olimpiadën 2020, duke shënuar edhe fundin e udhëtimi olimpik që është vlerësuar si ndër më sfiduesit për shkak të pandemisë së COVID-19.

    Bach falënderoi gjithashtu organizatorët japonezë dhe mijëra vullnetarë që u angazhuan në përgatitjen e tyre.

    Garat u zhvilluan në kushte të rrepta të kufizimeve kundër koronavirusit. Lojërat ishte paraparë të mbahen vitin e kaluar, por ato u shtynë për shkak të pandemisë.

    Organizatorët duket se e kanë parandaluar rrezikun që ky organizim të jetë një arsye e përhapjes së koronavirusit, edhe pse rreth 50,000 njerëz u mblodhën pavarësisht pandemisë.

    Dy xhudistet e Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova morën dy medalje të arta në këto lojëra. Kjo ishte hera e dytë që Kosova mori pjesë në Lojërat Olimpike, ku në Rio më 2016, xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medalje të artë në kategorinë e saj. Në “Tokio 2020”, Kosovën e përfaqësuan 11 atletë në gjashtë sporte.

    Të dielën, në ditën e fundit, Shtetet e Bashkuara shënuan fitore në volejboll, çiklizëm në pistë dhe basketboll për femra duke dalë në vendin e parë me 39 medalje ari, vetëm një përpara Kinës.

    Medalja e 339 -të dhe e fundit e artë shkoi për ekipin e vaterpolit për meshkuj të Serbisë.

    Tridhjetë e tre sporte janë zhvilluar në stadiume kryesisht të zbrazëta dhe sportistët kanë jetuar gjatë këtyre ditëve në kushte të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

    Lojërat Olimpike Verore 2024 do të mbahen në Paris të Francës.

    Lajmi Paraprak

    Nëse doni të keni më shumë kohë të lirë, hiqni dorë nga këto 20 gjëra

    Lajmi i rradhës

    MPB i dorëzoi të dhënat e qytetarëve dhe shenjat e gishtërinjve në KSHZ

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë