Nëse doni të keni më shumë kohë të lirë, hiqni dorë nga këto 20 gjëra

    Ditët e sotme jeta është mjaft e ngarkuar e intensive, aq më tepër pasi je bërë me fëmijë. Një nga sfidat më të mëdha të nënave në kohën ku jetojmë është menaxhimi i kohës dhe plotësimi i gjithë detyrimeve brenda afatave.

    20 gjërat nga të cilat duhet të hiqni dorë për të të qenë më pak të zëna:

    1.Bërja e pazarit fizikisht

    Shumë dyqane tashmë ofrojnë edhe shërbimin e shpërndarjes së produkteve kudo qe ndodheni. Një praktikë e tillë do t’ju kursente shumë kohë.

    2.Navigimi në rrjete sociale

    Facebook-u, Instagram-i etj janë “hajdutë” të kohës. Vendosini vetes orare se kur do të shpenzoni kohë për to, në mënyrë që të mos ju marrin shumë momente nga jeta e dita juaj.

    3.Koha e humbur duke mos bërë asgjë

    I keni parasysh ato 10-15 minutat që themi se do rrimë pa bërë asgjë ndërmjet një aktiviteti dhe një tjetri? Kjo kohë shpesh zgjat më shumë dhe çohet dëm. Përpiquni të gjeni diçka edhe për këto minuta që janë për të mos bërë asgjë, për shembull të lidheni më tepër me një nga fëmijët apo një familjar.

    4.Qëndrimi përpara frigoriferit

    Mjaft ndenjët para frigoriferit duke menduar se ç’do të bëni për të ngrënë. Në vend të kësaj përgatisni një plan javor gatimi.

    Bonus: Kështu nuk kurseni vetëm kohë, por edhe para dhe nuk shpërdoroni ushqimin.

    5.Disa aktivitete shtesë

    Duhet të kuptoni se njeriu s’mund të bëjë gjithçka. Mos i bëni as fëmijët të besojnë të kundërtën. Ndonjëherë heqja dorë qoftë nga një aktivitet i vetëm që është i tepërt, do t’ju kursente shumë kohë.

    6.Dushi i përditshëm

    Larja çdo ditë është më tepër një normë kulturore se një nevojë, referuar dermatologëve. Mund ta rralloni pak.

    7.Televizori

    Të shohësh një program mund të jetë argëtuese, por nëse keni punë për të bërë, reduktoni kohën përpara ekranit. Është më pak produktive të bësh një punë duke parë televizor sesa të përqendrohesh vetëm te puna.

    8.Vullnetarizmi

    Është shumë mirë të ndihmosh të tjerët, por nëse keni shumë ngarkesë s’ka pse të jeni të pranishme kudo.

    9.Kërkimi për gjërat që mungojnë

    Kjo do t’ju hajë shumë kohë. Më mirë shpenzoni një ditë kohë për të vënë gjithçka në vend dhe shmangni minuta të tëra të humbura çdo ditë.

    10.Reduktoni kohën e të bërit gati

    Kjo nuk do të thotë të dilni me pizhama, por thjeshtësoni sa më shumë hapat e të bërit gati.

    11.Çorapet

    Zgjidhini një model e një ngjyrë në mënyrë që të mos e keni të vështirë t’i gjeni.

    12.Palestra

    Kurseni kohën që do t’ju merrte palestra duke u stërvitur në shtëpi.

    13.Mos lini të thahen enët e palara

    Nëse i lani goxha vonë enët, do t’ju duhet më shumë kohë për t’i pastruar.

    14.Detyrat në punë

    Përqendrohuni tek gjërat më të rëndësishme, që meritojnë më shumë kohën tuaj.

    15.Blerjet

    Listoni çfarë ju duhet që të mos shkoni disa herë.

    16.Mos e lini shtëpinë t’ju bëhet shumë pis e rrëmujë

    Do t’ju marrë më pak kohë nëse kujdeseni të mbani gjërat pastër e në vendin e vetë në mënyrë të vazhdueshme.

    17.Posta elektronike

    Gjeni pak kohë dhe shkëpusni lidhjet me adresat që s’ju duhen më që të mos ju vijnë njoftime e të humbisni vazhdimisht kohë duke i kërkuar.

    18.Publikimi i fotos perfekte

    Të gjesh foton më të bukur për ta publikuar kërkon kohë. Prandaj ose postoni më rrallë, ose hiqni dorë nga përsosmëria.

    19.Daljet e përditshme

    Kur kalon shumë kohë me fëmijët ose duke punuar, dalja mund të kthehet në nevojë, por s’ka pse t’ju marrë shumë kohë. Mjaftohuni me një ecje në lagje ose në park.

    20.Orari i vonë i gjumit

    Nëse i mbyllni detyrimet më herët, flini më herët, gjithë familja do të jetë më produktive.

    Lajmi Paraprak

    Deti i Zi, “Perdja e re Hekurt” mes Lindjes dhe Perëndimit

    Lajmi i rradhës

    Përfundojnë Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë