PSG në telashe të mëdha për Mbappen | Nuk ka përparim, i kujtojnë premtimin e bërë

    Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe, sipas mediave franceze, kanë biseduar se si do të jetë e ardhmja e tyre së bashku, por siç thuhet, nuk ka shumë gjëra për të cilat të dyja palët kanë një pikëpamje të përbashkët.

    Kontrata e Mbappes me PSG-në skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe më herët ai tha se nuk planifikon të qëndrojë në Paris në kushtet aktuale. Më saktësisht, ai tha se nuk dëshiron të vazhdojë kontratën deri në verën e vitit 2025.

    Kjo do të thoshte se sulmuesi francez do të largohej nga PSG si lojtar i lirë gjatë vitit 2024, duke u bërë presion drejtuesve të klubit që ta shesin atë një vit para skadimit të kontratës dhe të paktën të fitojnë para nga largimi i tij.

    Klubi, siç pritej, po mundohet ta bindë Mbappen që të mos largohet nga klubi si lojtar i lirë, sepse kjo do t’i shkaktonte probleme të mëdha financiare kësaj skuadre dhe gjoja mund të kenë probleme serioze me “fair-play” financiar.

    Lidhur me këtë, drejtuesit e klubit i kanë thënë Mbappes se ai nuk do të largohet pa dëmshpërblim dhe se kjo është diçka që ai ua ka premtuar më herët, por një qasje e tillë nuk ka ndikuar shumë tek ky lojtar francez.

    Ka kohë që flitet për largimin e tij te Real Madridi, që nga koha kur Cristiano Ronaldo u largua nga klubi dhe vazhdoi karrierën në Juventus.

    Dy vite më parë ai ishte shumë afër Real Madridit, por në fund ai vazhdoi sërish kontratën me PSG-në.

    Lajmi Paraprak

    Radev: Bullgarët në kushtetutën e RMV-së, parakusht për fillimin e negociatave me BE-në

    Lajmi i rradhës

    Kush do ta bëjë hapin e parë për uljen e tensioneve në veri?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë