PSG synon transferimin e Lewandowskit

    Sulmuesi polak shihet si zëvendësim ideal i yllit Kylian Mbappe. Gjigandi francez Paris Saint-Germain është duke e planifikuar një lëvizje sensacionale për sulmuesin Robert Lewandowski, vetëm në Kylian Mbappe largohet nga klubi, raporton Le10Sport.

    Mbappe pritet të largohet nga parisienët verën e ardhshme, kur edhe i skadon kontrata aktuale e tij, dhe aktualisht spekulohet se do të kalojë te Real Madridi, përcjell KosovaPress.

    Pas spekulimeve që Mbappe mund të largohet, klubi i PSG tani raportohet se është duke e konsideruar Lewandowskin si transferimin kryesor në afatin e ardhshëm të transferimeve.

    Sulmuesi polak është njëri nga më të mirët në botë, ku sezonin e kaluar në 40 paraqitje për gjigantin gjerman Bayern Munich, regjistroi plot 48 gola mbi emrin e tij.

    Lajmi Paraprak

    Zaev: Numri i qytetarëve të regjistruar nuk ndikon në numrin e votuesve

    Lajmi i rradhës

    Policia ka përfunduar raportin për zjarrin në Tetovë, Prokuroria nuk tregon detaje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë