Real Madrid nxjerr në shitje tre lojtarë

    Real Madrid ka nxjerrë në shitje Antonio Blanco, Sergio Arribas dhe Rafa Marin këtë verë, sipas Diario AS.

    Plani është që të shiten lojtarët duke ruajtur 50 për qind të të drejtave për shitjen ose transferimin e tyre të ardhshëm.

    Në këtë mënyrë, Real Madrid mund t’i rikthejë ata në të ardhmen për një tarifë të vogël siç u bë në rastin e Fran Garcias.

    Klubi spanjoll është i prirur të mbledhë të paktën 20 milionë euro nga shitja e lojtarëve të lartpërmendur këtë verë.

    22-vjeçari Blanco, i cili ka qenë fantastik për Real Madrid Castilla, veçanërisht në play-off-in e promovimit, ka një çmim prej 10 milionë euro.

    Madridi gjithashtu beson se mund ta shesë 21-vjeçarin Marin për rreth tetë milionë euro këtë verë. 

    Lajmi Paraprak

    Mexhiti: Do të formojmë lëvizje e cila do ta artikulojë të menduarit ndryshe brenda BDI-së

    Lajmi i rradhës

    Digjet edhe një makinë e gardianëve të Idrizovës, MPB-ja nuk e konfirmon incidentin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë