Digjet edhe një makinë e gardianëve të Idrizovës, MPB-ja nuk e konfirmon incidentin

    Për një vit janë djegur pesë vetura private dhe dy zyrtare të policëve që shërbejnë nëpër burgjet e vendit. Deri tani nuk është zbardhur asnjë nga rastet në fjalë, madje jo zyrtarisht mësohet për një veturë që nuk është raportuar, ndërsa heshtet edhe për një dyqan në lagjen Maxhari të Shkupit.

    B.L16.06.2022Veturë private
    A.R15.04.2023Veturë zyrtare
    F.J17.04.2023Veturë zyrtare
    L.K25.04.2023Veturë private
    G.B26.06.2023Veturë private
    B.L16.07.2023Veturë private

    Nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve e cila gëzon kompetencat për rendin në burgje dhe subordinimin e policisë gjyqësore nuk morëm asnjë përgjigje nëse janë ndërmarr hapa në drejtim të zbardhjes së këtyre rasteve ose jo. Institucioni me të cilin udhëheq Jovica Stojanoviq vazhdon të heshtë edhe në këtë rast, pas shumë sulmeve ndaj gardianëve, kryengritjeve brenda burgjeve dhe skandaleve si atij me tunelin në burgun e Idrizovës. Heshtë edhe Ministria e Punëve të Brendshme. Nga ky dikaster sot nuk patën përgjigje nëse është zbardhur ndonjë nga rastet në fjalë ose jo. Në buletinin ditor të MPB-së është evidentuar formalisht si akti ku thuhet se: “Në fshatin Kadino të Komunës së Ilindenit është djegur vetura e llojit “Fiat 500” në oborrin e personit me inicialet B.L. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar”.

    Policët të cilëve u janë djegur veturat, në denoncimet e tyre kanë ngritur dyshimet se motivet e djegies së makinave lidhen drejtpërdrejt me punën e tyre dhe se bëhet fjalë për grup të organizuar kriminal ndaj të cilit institucionet ligj-zbatuese nuk ndërmarrin masa. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Real Madrid nxjerr në shitje tre lojtarë

    Lajmi i rradhës

    Brengë e qytetarëve në RMV mbetet çmimi i peletit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë