Sot dy sfidat e para të çerekfinales

    Kampionati Evropian “Euro 2020” do të vazhdojë sot me dy ndeshje e para të çerekfnales.

    Dueli i parë është ndërmjet Zivcrës dhe Spanjës i cili do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00. Zviceranët befasuan të gjithë duke eliminuar favoritin e Kampionatit Evropian, Francën në ndeshjen e fundit ndërsa Spanja eliminoi Kroacinë në një spektakël me tetë gola në ndeshje. Zvicra janë të motivuar, por atyre iu duhet të përballen pa kapitenin e tyre, Granit Xhaka i cili mungon shkaku i suspendimit nga kartonët. Mirëpo ata janë të motivuar për ta bërë edhe një befasi, këtë radhë ndaj “Furisë së Kuqe”.

    Dueli i dytë do të jetë ndërmjet Kombëtare së Belgjikës dhe asaj të Italisë. Belgjika ka vazhduar stërvitjet pa dyshen, Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard ku dje selektori Martinez kishte thënë se janë duke luftuar kundër kohës, ndërsa Roberto Mancini deklaroi se është normale të bëhen parataktika para ndeshjes, duke aluduar se Martinez po bën lojëra para ndeshjes. Dyshja mund të paraqitet sot ndaj Italisë, ndërsa italianët janë të kompletuar. Dueli ndërmjet Belgjikës dhe Italisë fillon nga ora 21:00.

    Lajmi Paraprak

    Petë e njelmët me miell misri

    Lajmi i rradhës

    RMV me ulje të punëtorëve në industri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë