Trajnerët gjermanë po pushtojnë botën e futbollit viteve të fundit – tre trofe radhazi me tri skuadra të ndryshme

    Vitet e fundit të futbollit botëror janë duke u mbizotëruar nga trajnerët gjermanë, të cilët kanë dominuar me fitimin e trofeve.

    Chelsea ka triumfuar 1-0 ndaj Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve, duke u kurorëzuar se ekipi më i mirë evropian në sezonin 2020/21.

    Ky triumf i Bluve erdhi i gjithë si meritë e trajnerit gjerman, Thomas Tuchel, i cili erdhi vetëm para pesë muajve dhe krijo gjithçka deri tek fitimi i Ligës së Kampionëve.

    Me fitimin e Ligës së Kampionëve nga Tuchel, trajnerët gjermanë konfirmohen si më të mirët e momentit në botë.

    Tuchel është trajneri i tretë radhazi gjermanë që arrin të fitojë Ligën e Kampionëve.

    Tuchel duke puthur trofeun e Ligës së Kampionëve

    Kjo nuk është e tëra, pasi të tre trajnerët kanë fituar trofeun me skuadra të ndryshme.

    Sezonin e kaluar 2019/20, Liga e Kampionëve u fitua nga Bayern Munich me trajner Hansi Flick, ndërsa në sezonin 2018/19 trofeu u fitua nga Liverpooli me trajner Jurgen Klopp. 

    Lajmi Paraprak

    Bullgaria do të jep donacion 50.000 doza vaksine për Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Vaj ulliri me kripë dhe trajtimet e tjera për pastrimin dhe shkëlqimin e fytyrës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë