10 udhëtimet më të bukura me tren, të cilat kalojnë në Zvicër

    Falë inxhinierëve që ndërtuan hekurudha në terrenet më të vështira të Evropës, shumë prej nesh kanë mundësi që t’i vizitojë ato sot dhe të mbeten pa fjalë nga peizazhet që shikojnë.

    Në Skandinavi, linjat hekurudhore kalojnë përgjatë lumenjve të ngrirë deri në fjorde. Në Gjermani, Zvicër dhe Itali, trenat kalojnë nëpër lugina dhe Alpet e mbuluara me dëborë dhe përgjatë lumit Rin që është i rrethuar nga kështjella romantike.

    Shtëllungat e tymit nga trenat me avull ngrihen nga vargmalet skoceze.

    1. Linja Highland West, Skoci

    Linja West Highland në Skoci është padyshim një udhëtim piktoresk, me male të thepisura, liqene të izoluar, vijë bregdetare të thyer, Ben Nevis-in (mali më i lartë i Britanisë) dhe pamje spektakolare nga viadukti në Glenfinnan.

    Rrugëtimi: Nga Fort William te Mallaig

    Distanca dhe kohëzgjatja: 41 milje (67km), 1 orë e 30 minuta

    Koha më e mirë për të udhëtuar: Nga qershori në gusht

    1. Linja Rauma, Norvegji

    Mrekullohuni nga pamjet mbresëlënëse të majave të larta, faqeve të thepisura të shkëmbinjve dhe shpateve malore ndërsa kaloni mbi lumin Rauma në bordin e Linjës me të njejtin emër në Norvegji.

    Rrugëtimi: Nga Dombås në Åndalsnes

    Distanca dhe kohëzgjatja:: 70 milje (114km), 1 orë e 30 minuta

    Koha më e mirë për të udhëtuar: Nga qershori në gusht

    1. Hekurudha Bergen, Norvegji

    Hekurudha madhështore e Bergen në Norvegji kalon nëpër peizazhe të thepisura malore dhe nëpër pllajën e bukur Hardangervidda deri në stacionin më të lartë të Norvegjisë, Finse në 1222m lartësi.

    Rrugëtimi: Nga Oslo to Bergen via Flåm

    Distanca dhe kohëzgjatja: 342 milje (550km), 7 orë

    Koha më e mirë për të udhëtuar: Korrik ose nga nëntori në janar

    1. Bernina Express, Zvicër dhe Itali

    Një ndër përvojat më të bukura dhe më të paharrueshme që mund të përjetoni duke udhëtuar me tren është nëpërmjet linjës hekurudhore, Bernina Express, që lidh veriun me jugun e Europës.

    Rrugëtimi: Nga Chur në Tirano

    Distanca dhe kohëzgjatja: 76 milje (123km), 4 orë

    Koha më e mirë për të udhëtuar: Prill

    1. Cinque Terre, Itali

    Pesë fshatra shumëngjyrësh i japin Cinque Terre, një shtrirje prej 18 kilometrash vijë bregdetare të thyer, emri I së cilës do të thotë pesë vende. Shkëmbinjtë zhyten në detin Ligurian ndërsa vreshtat dhe ullishtat mbushin kodrat. Trenat rajonalë ndalojnë në të pesë fshatrat e Cinque Terre.

    Rrugëtimi: Nga Levanto në La Spezia

    Distanca dhe kohëzgjatja: 12.5 milje (20km), 40 minuta

    Koha më e mirë për të udhëtuar: Nga shkurti në tetor

    1. Hekurudha Qendrore e Rinit, Gjermani

    Lugina e Rinit në Gjermani ofron peizazhe romantike të cilat të largojnë nga realiteti e të bëjnë të humbasësh në botën e përrallave.

    Mittelrheinbahn (Hekurudha Qendrore e Rinit) ndjek bregun e majtë të lumit Rin midis Mainz dhe Koblenz.

    Rrugëtimi: Nga Bingen në Koblenz

    Distanca dhe kohëzgjatja: 38 milje (61 km), 50 minuta

    Koha më e mirë për të udhëtuar: Nga shkurti në tetor

    1. Hekurudha Semmering, Austri

    E ndërtuar midis 1848 dhe 1854 nga më shumë se 20,000 punëtorë, Hekurudha Semmering ju ofron pamje të mrekullueshme piktoreske ndërsa treni kalon Semmering-un, që përbëhet nga 15 tunele, 16 viadukte, kthesa të panumërta dhe ura të harkuara.

    Rrugëtimi: Nga Gloggnitz to Mürzzuschlag

    Distanca dhe kohëzgjatja: 25.5 milje (41km), 45 minuta

    Koha më e mirë për të udhëtuar: Gjatë gjithë vitit

    1. Hekurudha Centovalli, Zvicër dhe Itali

    Hekurudha “Njëqind Luginat” është një spektakël i ujëvarave, pemëve të gështenjave, peizazheve të harlisura dhe vreshtave. Pjesët më interesante të këtij udhëtimi përfshijnë Urën Isorno pranë fshatit Intragna dhe grykën që lidh Intragna dhe Re-an.

    Rrugëtimi: Nga Locarno në Domodossola

    Distanca dhe kohëzgjatja: 32 milje (52km), 2 orë

    Koha më e mirë për të udhëtuar: Qershor – gusht

    1. Hekurudha Mittenwald, Austri dhe Gjermani

    Hekurudha Mittenwald është një rrugë e bukur ndërkufitare që kalon nëpër liqene vezullues dhe peizazhe të bukura malore Austrisë dhe Gjermanisë. Në Garmisch-Partenkirchen, ju mund të ndryshoni trenat dhe të merrni linjën bavareze Zugspitze, e cila ngjitet deri në majën e Zugspitze, malit më të lartë të Gjermanisë, në 2,961m.

    Rrugëtimi: Nga Innsbruck në Zugspitze via Garmisch-Partenkirchen

    Distanca dhe kohëzgjatja: 51.5 milje (83km), 3 orë

    Koha më e mirë për të udhëtuar: Gjatë gjithë vitit

    1. Glacier Express, Zvicër

    Mundësi që ju të takoni një milioner, janë mbi mesataren, nëse vendosni të udhëtoni me linjën Glacier Express, midis Alpeve Zvicerane lindore dhe perëndimore, përmes peizazheve malore të pacenuara dhe dy prej rezorteve më të njohura të skive në Zvicër.

    Rrugëtimi: Nga Zermatt në St Moritz

    Distanca dhe kohëzgjatja: 180 milje (291 km), 7 orë e 30 minuta

    Koha më e mirë për të udhëtuar: Nga nëntor në janar./Monitor/

    Lajmi Paraprak

    KLUBET FUTBOLLISTIKE ME MË SHUMË BUXHET NË RMV | KF Shkëndija ka në dispozicion 2.5 milionë euro

    Lajmi i rradhës

    UEFA refuzon kërkesën e Greqisë për inicialet “MKD” në bluzat e ekipit të Maqedonisë së Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë