Dauti: Është e frikshme sesi tragjedi kaq të mëdha ende nuk kanë epilog, ndërkohë që ne të gjithë jemi vizitorë spitalesh e udhëtarë autobusësh

    Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët Ilire Dauti kujton vitin 2021 si vit të dështuar për qeverinë dhe pa epiloge gjyqësore të tragjedive që ndodhën, si në spitalin modular dhe së fundmi tragjedinë në Bullgari, përcjell Nistori.

    “Fundi i vitit na gjeti pa kryeministër dhe pa qeveri. Dhe më e rëndësishmja – fundi i vitit na gjeti pa epilog të ngjarjeve tragjike që hapën plagë të rënda për qytetarët e këtij vendi. Kështu, edhe tani që kanë kaluar gati katër muaj nga dita kur 14 jetë përfunduan në mënyrën më të tmerrshme në flakët e spitalit modular në Tetovë, askush nuk mban përgjegjësi. Ende nuk kemi epilog për rastin tjetër tragjik të 45 udhëtarëve të autobusit në Bullgari, të cilët gjithashtu iu dorëzuan mes flakës përjetësisë. Është e frikshme sesi tragjedi kaq të mëdha ende nuk kanë epilog, ndërkohë që të gjithë jemi pacientë në spitale dhe udhëtarë në autobus.” – shkruan Dauti.

    Nga ana tjetër, shton Dauti, tentativa për të falur kriminel e vrasës fëmijësh do mbahet mend si tentim për të dëmtuar edhe më shumë drejtësinë e munguar në shtet dhe duke theksuar edhe më shumë tiparet e regjimit hibrid, ashtu siç edhe zyrtarisht “Economist” (2020) e ka klasifikuar vendin tonë për nga indeksi i demokracisë, në vendin e 78-të.

    “Dua ta kujtoj vitin 2022 për vepra të mira. Fillimisht uroj shëndet për të gjithë, gëzim, përkushtim më të madh për të varfërit, për të dobëtit, për të rinjtë, për gratë e fuqizuara në vendimmarrje, për të rikthyer shpresën e qytetarëve që këtu mund të jetohet mirë dhe bukur”. – shkruan deputetja e opozitës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Të mësohemi t’i kuptojmë temat e fëmijëve

    Lajmi i rradhës

    Si të nxisim fleksibilitetin e të menduarit tek fëmijët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë