Fëmijët të cilët ndihmojnë në punët e shtëpisë janë më të suksesshëm

    Shkenca ka konstatuar që prindërit të cilët fëmijëve të tyre u japin punë shtëpiake kanë të drejtë.

    Pastrimi i dhomës dhe detyrat e imëta nuk janë dënim as mundim, por u ndërtojnë karakterin dhe bëhen të vetëdijshëm që janë pjesë e bashkësisë.

    Dy hulumtime të tilla paralele i kanë bërë në Universitetin prestigjioz të Harvardit.

    Grupe e të intervistuarave i kanë vëzhguar gjatë 75 vjetëve, në mënyrë që të shohin se çfarë mund të parashikojnë variablat e procesit psikosocial dhe biologjik nga fëmijëria e hershme për shëndetin dhe mirëqenien gjatë jetës.

    Njëri ndër rezultatet ka treguar që të intervistuarit, të cilët si fëmijë i kanë angazhuar rreth punëve në shtëpi, në moshën e rritur kanë qenë më të pavarur, kanë pasur mundësi më të mira për punë ekipore dhe kanë kuptuar që janë ata, edhe pse puna e tyre mund të jetë e mundimshme dhe e vështirë, pjesë e vlefshme e bashkësisë së tyre.

    Në të vërtetë, kjo u jep fëmijëve mësime bazë të zhvillimit që “ata mund ta bëjnë atë”, ndërkaq është ajo nxitje e suksesit në vendin e punës dhe në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve.

    Fëmijët që mbi moshën dy dhe trevjeçare munden vetë t’i hedhin pelenat në bërllok, të mbledhin lodrat e shpërndara, të ndihmojnë në palosjen e rrobave të lara.

    Fëmijët mbi moshën dy deri tri vjeç mund të ndihmojnë edhe në pastrimin e tavolinës dhe në fshirjen e pluhurit.

    Fëmijët ndihen si pjesë e bashkësisë dhe janë krenarë kur mund të ndihmojnë dhe të jenë të barabartë me prindërit.

    Ata që janë pak më të vjetër natyrisht do të fillojnë të rezistojnë, mirëpo kini parasysh që angazhimi i tyre u ndihmon në jenë të dobishëm në afat të gjatë.

    Këta fëmijë, do të mësojnë të vlerësojnë kohën dhe angazhimin e tjetrit dhe do të mësohen me përgjegjësinë dhe bashkëndjesinë. 

    Lajmi Paraprak

    Zaçellari: ANIMA, pararojë e botimeve

    Lajmi i rradhës

    Si po planifikon Britania t’i ndalojë emigrantët nga Shqipëria?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë