Mos e kapni në këtë mënyrë beben, gjëja më e rëndësishme është të vendosni duart në këto dy vende

    Ngritja e një fëmije deri në tre muaj është një “shkathtësi” e vërtetë, nëse nuk bëhet siç duhet mund të lërë pasoja

    Bebet janë shumë të ndjeshme dhe të brishta deri në muajin e tretë.

    Për shkak se bebja nuk i ka të zhvilluara aftësitë motorike dhe muskujt, është shumë e rëndësishme mbajtja e bebes në mënyrën e duhur, veçanërisht ngritja e bebes, në mënyrë që të mos shkaktohet zhvillim jo i duhur ose lëndim.

    Një gjë tjetër që është shumë e rëndësishme është se bebet lindin me frikën e rënies, që do të thotë se ngritja dhe ulja e papritur dhe e parregullt mund ta acarojë dhe tronditë më tej atë, transmeton Telegrafi.

    Pas lindjes, foshnjat nuk mund ta mbajnë kokën në mënyrë të pavarur, kështu që ju duhet të siguroni mbështetje adekuate për qafën dhe kokën. Ju do ta bëni këtë për afërsisht 3-4 muaj, megjithëse është individuale dhe varet nga mënyra se si përparon. Disa foshnja fitojnë pavarësinë në këtë aspekt shumë herët, ndërsa të tjerave u duhet më shumë kohë dhe stimulim.

    Fiziatrja dr. Jean Rousseau shpjegoi praktikisht dhe thjesht në video se cila është mënyra e vetme e saktë për të ngritur një bebe.

    Vendoseni njërën dorë nën qafë dhe kokë, dhe tjetrën nën prapanicë dhe ngrijeni butësisht mbi supe.

    Asnjëherë mos e kapni nën sqetull për dy arsye:

    ▪ Së pari, koka mund të bjerë papritur dhe të lëndohet
    ▪ Së dyti, në këtë mënyrë shmangni ngarkesën në shpatulla dhe brinjë për shkak të presionit të duarve tuaja

    Shikoni si ta ngrini siç duhet fëmijën tuaj:

    Lajmi Paraprak

    Superjahti i krijuar për të qenë “praktikisht i padukshëm”

    Lajmi i rradhës

    I riu shqiptar që ktheu motrat në narkomane / Shpallet në kërkim një 40-vjeçar! I lidhur me të dyja, u jepte kokainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë