Çfarë duhet të pastrojmë në fillim, pluhurin apo pastrimin me fshirëse elektrike

    Pluhuri, alergjenët dhe grimcat tjera vazhdimisht lundrojnë në ajrin e çdo shtëpie

    Nëse jeni në mesin e personave të cilët fillimisht e pastroni dhomën me vakum e pastaj e fshini pluhurin ose anasjelltas, por nuk e dini se cila duhet të kryhet e para, atëherë Sonia Alexander Hill, eksperte e kësaj fushe, do t’ju tregojë hollësisht se përse njëra vjen para tjetrës.

    Sipas saj, është e rëndësishme ta pastroni pluhurin para se ta pastroni dhomën me vakum.

    Për t’i parandaluar teshtitjet, fillimisht pastroni sipërfaqet e objekteve brenda shtëpisë me një leckë apo leckë pluhurash me mikrofibra.

    Asnjë teknikë apo mjet nuk mund ta largojë të gjithë pluhurin, prandaj pastrimi me fshirëse të vakumit pas procesit të fshirjes së pluhurit ndihmon në heqjen e çdo papastërtie që ka mbetur, thotë Sonia Alexander Hill.

    Nëse e lini pastrimin e pluhurit në fund të rutinës së pastrimit, grimcat e papastra do të fluturojnë në ajër dhe pas një kohe do të rikthehen në sipërfaqen e mobileve apo tavolinave tuaja.

    Lajmi Paraprak

    Rasti “Parcelat në Vodno”, biznesmeni rus: Parcela në Vodno është e imja, e kam blerë 110 milionë denarë nga Kamçevi

    Lajmi i rradhës

    Britania e Madhe dhe Irlanda do të organizojnë Euro 2028

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë