Sallatë me avokado

    Avokado mund të shpallet lehtësisht ushqimi i vitit për nga fama që ka marrë si dhe vetitë e mira që i ofron organizmit.

    Ky frut e ka origjinën nga Meksika dhe dhuron një shije të veçantë në receta të ndryshme, por shpeshherë nuk është pjesë e tyre.
    Kjo pasi nga shumica mund të konsiderohet një ushqim i vështirë për t’u gatuar, e për këtë arsye AgroWeb.org ju këshillon këtë sallatë.

    Do t’ju duhen tre përbërës kryesorë dhe mund të përgatisni një pjatë plot shije për ta shoqëruar më çdo gjë.
    Ndiqni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së sallatës me avokado, kastravec dhe qepë të njoma.

    Përbërësit

    2 avokado
    1-2 kastravecë
    2 qepë të njoma
    Vaj ulliri dhe kripë sipas dëshirës

    Përgatitja

    Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të prisni imët qepët e njoma dhe t’i lini mënjanë tek dërrasa e punës.

    Më pas qëroni kastravecët të cilët mund t’i zgjidhni në bazë të madhësisë që ata kanë dhe pritini në kubikë të vegjël e të barabartë.

    Vendosini edhe ata në një enë dhe hidhni pak ujë dhe kripë në mënyrë që të marrin shije për të paktën 5 minuta.

    Ndërkohë qëroni me kujdes avokadon duke hequr lëkurën me anë të një luge ose shumë lehtë me thikë pa e dëmtuar.

    Priteni në kubikë të vegjël gjithashtu dhe vendoseni në një enë të veçantë duke shtuar sërish pak kripë dhe lëng limoni sipas dëshirës.

    Në këtë mënyrë do t’i jepni më shumë shije sallatës tuaj, gjithashtu mund të përdorni edhe një lugë gjelle uthull molle.

    Përziejini të gjithë përbërësit, kulloni kastravecët dhe përzieni të gjithë përbërësit bashkë tek ena ku ndodhet avokado.

    Përzieni me lugë duke bërë kujdes që të mos shpërbëni avokadon duke qenë se është e butë dhe shtoni pak vaj ulliri për më shumë shije.

    Për të gjithë ju që preferoni ushqimet pikante, në këtë sallatë mund të shtoni edhe disa fara speci djegës.

    Më pas shoqërojeni me bukë të thekur apo mish e peshk sipas dëshirës tuaj.

    Lajmi Paraprak

    Zgjohu Europë

    Lajmi i rradhës

    Profesor Filkoski: Do të habitesha nëse rryma nuk do të shtrenjtohet pas Vitit të Ri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë