Si ta parandaloni zemërimin e fëmijëve në aeroplan

    Qetësimi i fëmijëve gjatë një fluturimi me aeroplan mund të duket si një mision i pamundur, por stjuardesi Kevin ka disa mënyra të dobishme për të ndihmuar prindërit e fëmijëve të vegjël që fluturojnë për herë të parë.

    “Gjëja e parë që duhet të bëni është të pranoni faktin që fëmija juaj mund të qajë gjatë fluturimit. E vetmja gjë më irrituese se një fëmijë që bërtet dhe qan është dikush që vazhdon të ankohet për fëmijën që bërtet dhe qan në aeroplan”, tha ai në videon e publikuar në TikTok.

    Sipas Kevin, për të shmangur stresin për ju ose fëmijët tuaj, është thelbësore të shkoni në aeroport në kohë. Ai gjithashtu u kërkon prindërve që të sjellin të gjitha gjërat me të cilat fëmijët janë mësuar në shtëpi.

    “Unë sigurisht që do të marr ushqime dhe ujë. Sipas përvojave të pasagjerëve, ulja mund të jetë e frikshme dhe e pakëndshme për fëmijët, por ndihmon nëse hanë diçka sepse gëlltitja mund të ndihmojë që veshët e tyre të lëndohen më pak”, shtoi ai.

    Sipas Kevinit, nuk ka probleme me fëmijët në aeroplan për sa kohë që ata nuk vrapojnë lart e poshtë në korridor dhe nuk thërrmojnë biskota në tapete.

    Lajmi Paraprak

    Për çfarë e fitoi çmimin Nobel, Ferid Murad

    Lajmi i rradhës

    Qeveria kërkon ulje të dënimeve për funksionarët e korruptuar, siç kërkonte VMRO-DPMNE para pesë vitesh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë