Si të mbillni karafilat me aromën fantastike në ballkonin tuaj

    Njëra nga lulet më të njohura dhe më të përhapura në vendin tonë janë karafilët, që kanë zbukuruar prej shumë kohësh bahçet, kopshtet dhe ballkonet e shqiptarëve.

    Emri shkencor i karafilave është Dianthus ka prejardhje nga greqishtja,e lashtë “Dios” perëndi dhe “anthos”- lule, që do të thotë “Lulja e Perëndisë”.

    Karafilët janë shumëngjyrësh, të kuq, të bardhë, të verdhë, ngjyrë vjollce apo edhe me lara. Në botë ekzistojnë rreth 300 lloje të karafilëve të përhapura gjithandej dhe Shqipëria është një vend që ofron kushte ideale për këto lule të mrekullueshme.

    AgroWeb.org ju sjell dy mënyra të thjeshta për ta mbjellë karafilin në kopshtin ose në vazot e shtëpisë tuaj.

    Mbjellja me fara

    Farat e karafilit gjenden në dyqanet e luleve ose në farmacitë bujqësore. Mbillni farat në sezonin e pranverës.

    Për rezultatet më të mira, sigurohuni që toka të mos jetë shumë e lagur. Fara duhet të mbillen 30 cm larg njëra tjetrës. Ju mund të përdorni fare lehtë vazo të gjata drejtkëndëshe në ballkonet tuaja.

    Futini farat në tokë dhe mbulojini me gjysëm centimetri tokë. Spërkatini farat herë pas here me ujë për të siguruar lagështi. Farërat duhet të mbijnë në 2-3 javë.

    Mbjellja nga degëzat e karafilit

    Pritini degëzat e karafilave nga bima të lulëzuara dhe të shëndetshme. Në mënyrë ideale, degëza duhet të ketë 2-3 gonxhe karafili. Këputeni degëzën menjëherë nën një nyje të kërcellit.

    Pritini gjethet nga gjysma e poshtme e degëzave të karafilit që ushqimi i tokës të shkojë tek rrënjët pa pengesa.  Mbushni një vazo të gjatë me rërë të trashë.

    Ujiteni me kujdes. Zhytini degëzat në gjysëm thellësie brenda në rërë. Ju duhet të prisni dhe këpusni çdo gjethe që prek në rërë.

    Vendoseni enën në një vend ku do të marrë rrezet e diellit, madje edhe indirekt. Përdorni një shishe ujitëse me spruco çdo ditë për të mbajtur rërën me lagështi.

    Përdorni një lugë për të liruar degëzat nga rëra një muaj pas rritjes së rrënjëve. Zhvendoseni në një vazo me dhe’ të pasuruar me pleh organik ose një vend me diell në kopsht.

    Këshilla

    Mos e ujisni më tepër se duhet bimën tuaj. Me përjashtim të klimës jashtëzakonisht të thatë, një ose dy herë në javë duhet të jetë e mjaftueshme.

    Sigurohuni që të ketë qarkullim të mirë të ajrit rreth degëve të bimëve tuaja të karafilave. Karafila duhet të marrin 4-5 orë rrezet e diellit në ditë.

    Kujdes

    Mos i prashisni bimët tuaja të karafilave. Gjithmonë sigurohuni që të lani bimën dhe të kujdeseni për atë që të japë lulet e saj të bukura. Mos harroni të hiqni dhe shkulni bimët e egra të rritura në mes të bimëve, si dhe barërat e këqia.

    Lajmi Paraprak

    23 vjet, 14 ministra, 0 cilësi në Arsim / Edhe sa të tjerë?

    Lajmi i rradhës

    Kafe turke në tërë – Makineria e veçantë që zëvendëson ekspresin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë