Rezulton se ka 5 herë më shumë ndotës në ambientet e mbyllura sesa jashtë!
Më poshtë do të listojmë 5 mënyra të thjeshta se si mund të pastroni ajrin në shtëpinë tuaj.
Flini me derën hapur
Grumbullimi i dioksidit të karbonit në dhomën tuaj të gjumit gjatë natës, mund të shkaktojë gjumë të parehatshëm.
Për fat të mirë, mënyra më e lehtë për ta parandaluar këtë gjë është të lini hapur derën e dhomës së gjumit.
Në një studim të fundit ku bazohet AgroWeb.org, kjo lëvizje e thjeshtë reduktoi nivelet e dioksidit të karbonit me 36% duke rritur qarkullimin e ajrit dhe duke i bërë vullnetarët të flenë më shpejt e të bëjnë një gjumë të rehatshëm.
Spërkasni në ajër këtë përbërje fantastike!
Erërat e përhapura në ajër nga kafshët shtëpiake ose tymi i duhanit,ka treguar se rrisin nivelin e stresit.
Për të pastruar ajrin sa më shpejt, hidhni në një enë 2 gota ujë, pak solucion larës, një lugë çaji uthull molle, 5 pika vaj esencial (të tilla si limon ose livando), përziejini e më pas spruconi në ajër dhe mbi tapiceritë e papastra.
Acidi acetik në uthull neutralizon erën ndërsa vaji esencial lëshon në ajër aromën e tij të këndshme.
Largoni teshtimat duke reduktuar lagështinë
Myku i cili shkakton alergji, shumëfishohet në ajër të lagësht sidomos gjatë gatimit.
Për këtë arsye është e rëndësishme të ndizni aspiratorin ose hapni pakëz dritaren për të larguar avujt dhe për të parandaluar formimin e mykut.
Lejoni rrezet e diellit të futen në shtëpinë tuaj
Rrezet ultraviolet të diellit janë dezinfektues natyralë, ato ndihmojnë në zvogëlimin e numrit të mikrobeve në ajër.
Sipas studimit të fundit nga Universiteti i Oregonit dhe Harvard T.H. Chan Shkolla e Shëndetit Publik, këto mikrobe shkaktojnë kollë dhe ftohje me rreth 50%.
Prandaj është e rëndësishme ti lini perdet hapur sa më gjatë.
Bimët e shtëpisë
Disa nga mobiljet që keni në shtëpitë tuaja mund të lëshojnë në ajër kimikate të dëmshme për shëndetin.
Për të shmangur këtë problem ju vijnë në ndihmë lulet si orkidea, lule shpata, apo luleakulli.
Këto bimë përthithin të gjithë gazrat e çliruar në ajër dhe i kthejnë në oksigjen të pastër gjatë natës.
Vendosini këto filtures natyral ajri kudo nëpër shtëpi jo vetëm për të zbukuruar por edhe për të përmirësuar ambientin tuaj./AgroWeb/