Si të pastroni dyshemenë e kuzhinës vetëm me dy përbërës të thjeshtë

    Dyshemeja e kuzhinës duhet pastruar vazhdimisht pasi ka tendencë të ndotet më shpesh.

    Kështu jo vetëm do të mbani pastër ambientin tuaj, por mund të mbroni dyshemenë e re të kuzhinës ose të zgjasni jetën e dyshemesë ekzistuese.

    Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë është më e mira për dyshemenë e kuzhinës suaj, AgroWeb.org iu sugjeron të provoni një zgjidhje të bërë vetë.

    Si të pastroni dyshemenë e kuzhinës me sodë buke ose kripë dhe uthull

    Kjo zgjidhje pastrimi funksionon mirë për të gjitha llojet e dyshemeve të kuzhinës, përveç gurit natyror dhe drurit të fortë.

    Kombinoni 1/2 filxhan ujë, 1/2 filxhan detergjent për larjen e enëve, 1-2/3 filxhan sodë buke ose kripë dhe 2 lugë gjelle me uthull të bardhë të distiluar.

    Përziejeni derisa përbërësit të treten. Hidheni përbërjën në një shishe për spërkatje dhe spërkasni dyshemenë në pjesë të vogla duke e fërkuar më pas me një shtupë.

    Në fund kaloni sipër një leckë të njomur me ujë të ngrohtë, për të hequr çdo mbetje të detergjentit dhe ndonjë papastërti.

    Mos e anashkaloni shpëlarjen, përndryshe do të mbeten njolla të forta të sodës së bukës që janë të vështira për t’u eliminuar.

    Krahas kësaj mënyre AgroWeb.org iu sugjeron të përdorni edhe detergjentin e enëve.

    Kjo pasi ai është shumë efektiv në materialet elastike të dyshemesë, si linoleumi dhe vinili, dhe gjithashtu funksionon mirë në pllaka qeramike.

    Thjesht shtoni 1 ose 2 lugë gjelle detergjent enësh në 1 kg ujë të ngrohtë dhe përziejeni derisa përbërësit të bashkohen.

    Përdoreni tretësirën për të pastruar dyshemenë e kuzhinës. Mos e përdorni atë në dyshemenë prej druri, pasi ato mund të njollosen ose shtrembërohen nga lagështia e tepërt.

    Nëse keni parket laminat, së pari shikoni këshillat e prodhuesit. Shumica e laminateve nuk e durojën lagështirën e tepërt. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Deponia për më shumë se dy dekada po rrezikon shëndetin e banorëve të fshatit Nikushtak

    Lajmi i rradhës

    Stinë e re, shportë e re produktesh – Më të mirat e shtatorit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë