Deponia për më shumë se dy dekada po rrezikon shëndetin e banorëve të fshatit Nikushtak

    Deponia për më shumë se dy dekada po rrezikon shëndetin e banorëve të fshatit Nikushtak, Orllancë dhe Grushinë, ndërsa për shkak se vazhdimisht digjet dhe lëshon tym, shpesh rrezikon edhe jetën e udhëtarëve që e frekuentojnë këtë rrugë. Rasti i fundit ishte disa ditë më parë, ku në këtë pikë ndodhi një aksident trafikuKjo i ka revoltuar qytetarët, të cilët thonë se tymi që del nga djegia e pengon pamjen e rrugës dhe çon në aksidente të shumëta trafiku. Pamja e keqe dhe ajri i ndotur mbeten shqetësim I kahmotshëm i banorëve të kësaj ane. Thonë se këtë herë do të jenë më këmbëngulës, derisa kësaj deponie t’i gjendet një zgjidhje.


    “Sa kohë është ajo deponi atje? 20 vjet… Kemi bërë kërkesë gjithmonë, na kanë thënë do bëhet… Kjo nuk është pse jam i fshatit Nikushtak, por ajo është një pasqyrë e keqe për njerëzimin, si njeri, siç edhe thash, nëse keni kalu andej ju vet e keni parë seçfarë pamje ka, jashtë pamjes ka rreziqe, jo njëherë shpesh herë vjen puna sa nuk duket rruga, nuk shihet. Ajo me çdo kusht duhet të hiqet… Një zgjidhje duhet ta bëjmë, do të jemi këmbëngulës që ajo të hiqet,” u shpreh një banor.

    “Presim të hiqet se dihet se duhet të reciklohen ato mbeturina, nuk shkohet në Evropë me hedhjen e mbeturinave në rrugë….”

    Autoritetet lokale fajin e hedhin tek banorët të cilët sipas tyre hedhin mbeturina dhe i ndezin të njëjtat. Kreu i Komunës së Likovës Erkan Arifi tha se deponia mirëmbahet rregullisht nga Ndërmarrja Publike por ai thotë se qytetarët hedhin mbeturina dhe i ndezin ato.

    Kjo deponi nuk është sot e krijuar, kjo deponi është para 23-3 viteve dhe këtë deponi ndërmarrja komunale pisha rregullisht e mirëmban… Ndërmarrja komunale publike i hudh mbeturinat atje, është realitet por ka edhe disa persona të papërgjegjshëm, për arsye se ajo deponi është në rrugën kryesore rajonale, të cilët kalojnë duke shkuar në Shkup apo duke u kthtyer dhe rreth errugës hudhin dhe pastaj i djegin ato, me apo pa qëllim dhe shkaktohet një atmosferë e pakëndshme për të gjithë ne,” tha Erkan Arifi, Kryetar i Komunës së Likovës.

    Përgjegjësi i deponisë tha se aktualisht nuk po mendohet për dislokimin por rrethimin me mur gjë që sipas tij do të përmirësojë situatën.

    “Legale është deponia, por nuk fajësohet komuna, sa fajsohet populli, se aty hidhen mbeturina, unë kam zënë njerëz që hedhin mbeturina edhe prej Gostivari, prej Pallanke, prej Buteli, nuk është puna se e mbroj komunën, por nuk I hidhet vetëm komunës, faji 80 përqind është ndaj popullatës, jemi shumë të pakujdesshëm, shkon hedh mbeturina e ndez dhe pasojnë shumë probleme.. 06:28 Gjithmonë mendojmë për me gjet zgjidhje, gjithmonë si komunë kemi qenë që të hiqet prej aty, po derisa të gjendet një vend se ku, na duhet kohë për këtë, ne nuk mund të themi se nesër do ta heqim, sepse nuk mund të hiqet as nesër as pasnesër, varet prej ministrisë derisa të gjendet vend I duhur..,” deklaroi Imer Ramadani, përgjegjës I deponisë.

    Bastri Rexhepi, njëri nga këshilltarët komunal, që është edhe banor i Nikushtakut, kundërshton autoritetet lokale. “Kjo ështe një deklaratë që edhe kryetari I komunës e dha, tha se edhe qytetarët vetë I hudhin, ka disa qytetar, mirëpo kemi fakte, foto inçizime që komuna I hedh këto. 11:15 Shumë herë kemi reaguar si banorë të këtij vendi, mirëpo kemi hasur në vesh të shurdhër, por apeloj tek të gjithë qytetarët, pasi ne i bëmë procedurat që na takuan, apeloj që ata të organizohen në mënyrë masovike, nëse është e nevojshme edhe të radikalizojmë…,” tha Bastri Rexhepi, Këshilltarë në Komunën e Likovës.

    Për nesër është caktuar mbledhje e jashtëzakonshme e këshillit komunal ku do të diskutohet për fatin e kësaj deponie. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gastronomët kërkojnë që shteti të subvencionojë kontributet e punonjësve

    Lajmi i rradhës

    Si të pastroni dyshemenë e kuzhinës vetëm me dy përbërës të thjeshtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë