Si të përdorim lavatriçen në mënyrë ekonomike?

    Të gjithë e dimë se lavatriçja e ka të vështirë të pushojë ndërsa në shtëpi jetojnë fëmijë të vegjël, duke bërë që të rriten shpenzimet: uji, dritat, detergjentët… Mendohet se mesatarisht familja me  fëmijë të vegjël vendos rreth 6-8 lavatriçe në javë.

    Atëherë si të përdorim lavatriçen pa harxhuar detergjent dhe energji?

    Përsa i përket detergjentit ju këshillojmë që të përdorni sasinë e duhur dhe jo më shumë për rrobat personave të rritur, ndërsa përsa i përket veshjeve të fëmijës mund të përdorni sasi më të vogël detergjenti, gjë e cila është e vlefshme edhe për kujdesin e lëkurës së fëmijës. Mund të themi gjithashtu se heqja e njollave para se t’i fusni rrobat në lavatriçe do t’ju kërkojë një sasi më të vogël detergjenti. Për të larguar këto njolla mund të përdorni një përzierje me 3 pjesë ujë dhe 1 ujë të oksigjenuar (si alternativë mund të përdorni edhe uthullën e bardhë).

    Nënat të cilat kanë filluar ushqyerjen e fëmijës me ushqime të ngurta këshillojmë të heqin njëherë njollat e ushqimeve nga veshjet para se t’i vendosin në lavatriçe. Nëse rrobat e bardha do të kenë më pak njolla mund të lahen edhe me më pak gradë si edhe më pak zbardhues. Përsa i përket zbutësit mund të përdorni një detergjent me sapun marsiglia, i cili nuk e kërkon përdorimin e zbutësit më pas.

    Po produktet kundër smërçit?

    Në këtë rast mund të hidhni në kutinë e detergjentit 100 ml uthull të bardhë që ka njëkohësisht edhe funksionin e zbutësit.

    Po energjia?

    Do t’ju këshillonim të vendosnit në punë lavatriçen natën si edhe ta përdorni në temperatura të ulëta. Kur keni mundësi e evitoni proçesin e paralarjes.

    Lajmi Paraprak

    Shfajësimet e fëmijëve | Duke i detyruar nuk zgjidhni gjë

    Lajmi i rradhës

    Menu javore për bebe +6 muajsh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë