Si të zhbllokoni lavamanin duke përdorur uthull dhe sodë buke

    AgroWeb.org ka përmendur në artikuj të ndryshëm përdorimin e sodës së bukës në pastrimin e shtëpisë.

    Një nga problemet më të zakonshme që të gjithë nga ne e kemi hasur më shumë se një herë, është pikërisht bllokimi i lavamanit.

    Mund të ndodhë nga ushqimet e mbetura nëpër pjata kur lajmë enët, ose edhe si pasojë e mineraleve që kalcifikohen nëpër tubat e shkarkimit.

    Por ajo që është e sigurt, është se bllokimi i lavamanit është një nga problemet më stresuese në kuzhinë.

    AgroWeb.org ju sugjerion një zgjidhje krejt të lehtë për këtë, dhe ju duhen vetëm dy përbërës.

    Uthulla dhe soda e bukës, është kombinimi i përkryer kundër bllokimit të lavamanit, dhe do t’ju ndihmojë sa hap e mbyll sytë.

    Si të përdorni këto dy produkte

    Si fillim vendosni një xhezve me ujë në zjarr derisa ajo të ziejë.

    Kur uji të ketë vluar, hidheni atë në piletën e lavamanit.

    Më pas hidhni rreth gjysmë gote me sodë buke dhe lejoheni që të kryej funksionin e saj për disa minuta.

    Ndërkohë keni përzierë një gotë me ujë me uthull dhe një gotë me ujë shumë të nxehtë bashkë.

    Këtë përzierje hidheni në piletën e lavamanit.

    Mbulojeni piletën e lavamanit me ndonjë kapak shisheje apo pjatë të vogël, në mënyrë që përbërja të mos përhapet.

    Dhe lëreni përreth 10-15 minuta.

    Më pas shpëlajeni me një tjetër xhezve me ujë të valuar.

    Përse një kombinim i tillë funksionon

    Soda e bukës dhe uji i nxehtë arrijnë të çlirojnë mbetjet që janë grumbulluar në piletë dhe në tubat e shkarkimit të lavamanit tuaj.

    Ndërkohë kur ju hidhni uthullën e mollës krijoni një reaksion kimik i cili shpërbën të gjitha këto mbetje.

    Dhe kështu lavamani juaj zhbllokohet, dhe për më tepër i largohet dhe aroma e pakëndshme nga mbetjet e ushqimeve. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    A hanë ushqim të sigurtë qytetarët e RMV?!

    Lajmi i rradhës

    Supermarketet spanjolle kyçin vajin e ullirit për shkak të rritjes së vjedhjeve në dyqane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë