Ushqimet jo të shëndetshme që ndihmojnë për humbjen e peshës

    Rënia nga pesha është një mision i vështirë por jo i pamundur, sidomos me aktivitetin fizik dhe ushqyerjen e duhur.

    Por në këtë artikull do t’ju njohë me disa ushqime që edhe pse njihen si jo shumë të shëndetshme mund t’ju ndihmojnë të humbisni peshë.

    Patatet

    Mënyra se si i gatuani patatet ka shumë rëndësi. Patatet e ziera do t’ju mbajnë të të ngopur për më gjatë.

    Ndërsa të pjekurat dhe të shoqëruara me ushqime si brokoli, janë një opsion akoma më i shëndetshëm.

    Patatet edhe pse mund të kenë një ruputacion të keq, janë pa gluten dhe përmbajnë shumë kalium dhe vitaminat B6 dhe C, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin.

    Makaronat

    Studimet tregojnë se një sasi e moderuar makaronash nuk është e dëmshme, nëse po përpiqeni të humbisni peshë.

    Në fakt, makaronat me grurë të plotë dhe jo të ziera shumë, mund t’ju ndihmojë të arrini qëllimin tuaj.

    Djathi

    Një studim të cilit AgroWeb.org iu referua, tregoi se konsumi i qumështit të pasur me kalcium dhe me yndyrë të ulët, ndihmojë të humbisni peshë.

    Ai gjithashtu do të përmirësojë shëndetin e kockave tuaja duke i forcuar ato.

    Kafeja

    Studiuesit mendojnë se kafeina në kafe, mund të bëjë që ju të ndjeheni më pak të uritur dhe të digjni më shumë kalori.  Por nëse shtoni sheqer, ajo mund të jetë më pak e shëndetshme.

    Orizi

    Një regjim ushqimor që përfshin drithëra, si për shembull orizi kaf, mund t’ju ndihmojë të mbani një peshë trupore të shëndetshme.

    Përveç fibrave që ju mbajnë të ngopur, ju do të merrni edhe vitaminat B1, B6, magnez, selen, fosfor dhe mangan.

    Edhe pse orizi i bardhë nuk i ka këto përfitime, ju mund ta shijoni atë pa u shqetësuar për shtimin e peshës.

    Çokollata

    Çokollata e zezë është e mbushur me antioksidantë dhe studimet raportojnë se ndihmon insulinën të funksionojë më mirë në trupin tuaj dhe kontrollon ndjenjat e urisë.

    Kokoshkat

    Kokoshkat janë një burim i shkëlqyer fibrash dhe mund të largojnë urinë tuaj më shpejt, por kini kujdes të mos i shtoni kripë dhe gjalpë.

    Qumështi

    Studimet tregojnë se një gotë qumësht, nuk rrezikon shtimin në peshë dhe madje mund të ju ndihmojë të humbisni peshë. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    ​Shqipëria do ta furnizojë Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut me qymyr, do të marrë grurë

    Lajmi i rradhës

    Çfarë është ari i ngrënshëm dhe pse nuk e justifikon çmimin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë