KShZ-ja i refuzoi të gjitha ankesat e dorëzuara nga partitë politike

    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KShZ) ka refuzuar të gjitha 57 ankesat të dorëzuara nga parti të ndryshme dhe grupe votuesish për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale. 37 prej tyre kishin të bëjnë me procedurën e vërtetimit dhe mbledhjes së rezultateve nga votimi ndërsa 20 ankesa kishin të bëjnë me procedurën e votimit.

    Të gjithë kanë të drejtë që për vendimet e KSHZ-së të ankohen në Gjykatën Administrative. Varësisht nga vendimet e Gjykatës, KSHZ më pas do të dalë me rezultatet përfundimtare për komunat ku ka pasur ankesa. Për momentin rezultatet nuk përfundimtare për 11 komuna , në mesin e të cilave është Haraçina, Çairi, Buteli, Velesi, etj.

    Ankesa pati edhe për komunën e Gostivarit por siç njoftoi kreu i KSHZ-së Boris Kondarko, sipas kodit zgjedhor, nëse në një komunë nuk është arritur pragu, atëherë nuk vlejnë as ankesat.

    Lajmi Paraprak

    Higjiena Komunale Shkup: janë mbledhur 350 ton mbetje komunale

    Lajmi i rradhës

    Oda e Mjekëve: Kuzmanovski me trajnim tremujor para se t’i vazhdohet licenca

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë