Ankesë ndaj Mickoskit për gjuhë urrejtjeje dhe mungesë tolerance

    Iniciativa joformale qytetare “Megafon” ka paraqitur një ankesë për gjuhë urrejtjeje kundër kryeministrit Hristijan Mickoski.

    Në një njoftim për shtyp drejtuar publikut, “Megafon” bën të ditur se ankesa i është paraqitur Avokatit të Popullit dhe se për këtë është njoftuar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup.

    Ankesa e plotë e “Megafon” vijon:

    Me këtë ankesë ju drejtohemi si qytetarë thellësisht të shqetësuar për gjuhën e urrejtjes dhe mesazhet kërcënuese të dërguara së fundmi nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Hristijan Mickoski.

    Konkretisht, në paraqitjen e tij publike, ai i quan punonjësit e mediave, kundërshtarët politikë dhe të gjithë disidentët “lloj …” (https://www.youtube.com/live/MTJZY217kbk?si=qRtO1MERTQs4_jUy).

    Deklarata të tilla janë në kundërshtim me parimet themelore demokratike, me lirinë e fjalës dhe lirinë e mediave, të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe me konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

    Në të njëjtën kohë, ato përfaqësojnë një formë të frikësimit psikologjik dhe të nxitjes së intolerancës, dhunës dhe autocensurës në hapësirën publike.

    Ju lutemi që, në përputhje me kompetencat tuaja, të hetoni rastin, të përcaktoni nëse janë shkelur të drejtat e qytetarëve dhe të gazetarëve dhe të theksoni nevojën që zyrtarët publikë të përmbahen nga përdorimi i gjuhës fyese dhe kërcënuese.

    Presim përgjigjen dhe rekomandimet tuaja për marrjen e masave të mëtejshme në kuadër të mekanizmave institucionalë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe dinjitetit të të gjithë qytetarëve.

    Lajmi Paraprak

    Programuesit sërish më të paguarit në RMV

    Lajmi i rradhës

    Kumanovarët në protestë kundër faturave retroaktive të DAP-it

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë