Mickoski: pa siguri për identitetin dhe të drejtat e maqedonasve në Bullgari, s’ka ndryshime kushtetuese

    Bashkësia maqedonase në Bullgari t’i fitojë të gjitha të drejtat e garantuara me rezoluta dhe marrëveshje ndërkombëtare kurse Bashkimi Europian të japë garancë se nuk do të preket më identiteti dhe gjuha maqedonase.

    Kryeministri Hristijan Mickoski tha se deri sa ai është kryeministër, nuk do të miratojë ndryshimet kushtetuese pa këto dy kushte. Përgjigja u dha në pyetjen e deputetit Skender Rexhepi, në seancën parlamentare.

    “Unë fuqishëm i këshilloj 119 kolegët tuaj të tjerë të mos e mbështesin qëndrimin tuaj që të ketë ndryshime kushtetuese pa i marrë të paktën këto dy garanca. Edhe përskaj asaj që kemi ndryshuar flamurin, bankënotat, Kushtetutën, emrat, mbiemrat, ndryshuam gjithçka, të kërkojmë garanca nga Këshilli Evropian se do të jetë kërkesa e fundit dhe nuk do të këtë më ndryshime, mbiemra, shtesa të tjera që lidhen me Maqedoninë dhe identitetin maqedonas. Dhe ju duhet këtu të na mbështesni dhe unë pres të na mbështesni”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

    “Tre herë publikisht nga kjo foltore kam dhënë mbështetje për gjuhën maqedonase. Të gjithë këtu e dinë këtë. Megjithatë, është për të ardhur keq që as nga ju dhe as nga LSDM-ja dhe nga asnjë parti deri tani nuk ka mbështetje për gjuhën shqipe dhe 20%-shin që e definon gjuhën shqipe. A nuk është ky ofendim? Shpresa të qytetarët ka vdekur. Sado të duam të bëhemi patriotë dhe t’u përmbahemi atyre parimeve, Shpresa ka vdekur dhe këtë shtrenjtë do ta paguajmë të gjithë ne, deri te i fundit”, u shpreh Skender Rexhepi, Deputet i Pavarur.

    Rexhepi tha se herët ose vonë vendi do të duhet të bëjë ndryshimet kushtetuese për të ecur drejt BE-së, pavarësisht se cilat parti janë në pushtet. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Dyshohet se të arrestuarit nga Bërvenica kanë lidhje të forta me pushtetin qendror aktual

    Lajmi i rradhës

    Dimitrov: paga nuk është punë e dëshirave, por e kritereve ekonomike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë